Nga 6 tetori nis në 3Plus një tjetër serial i mrekullueshëm. Me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Cécile Bois, Raphaël Lenglet, Gaya Verneuil, shikuesit e Tring do të mund të ndjekin sezonin e 5-të të “Kandis Renuar”.
Komandantja e policisë Kandis Rënuar dhe për skuadra e saj vijojnë të zbardhin raste të ndryshme kriminale në jug të Francës. Kandisa është një grua e divorcuar, nënë e katër fëmijëve, por edhe policja më e famshme në Francë. Intuita është arma e saj e fortë, që e ndihmon të deshifrojë edhe rastet më të vështira kriminale, me metoda aspak te zakonshme. Ndërkohë, pika e dobët është dashuria e fshehtë me kolegun e saj, Antuan Dyma.
Mos humbisni “Kandis Renuar”, nga 6 tetori, çdo të shtunë ora 22:00 në 3Plus.