Një surprizë nga Tring Novelas!

Programe

Serialet latine mbeten një trend i rëndësishëm në audiencën shqiptare dhe Tring Novelas e dëshmon këtë më së miri. Ditë pas dite, adhuruesit e kësaj gjinie po gjejnë në ekran histori nga më të larmishmet, që po i shoqërojnë pasditeve e mbrëmjeve. Dhe ne kemi një tjetër surprizë!

Mendjelehtat nuk shkojnë në parajsë” në Tring Novelas. Po, po, pikërisht kështu, vjen një nga serialet më të ndjekur, më të dashur, transmetimin e të cilit e keni kërkuar aq shumë. Një serial unik, që ndërthur romancën, dramën dhe komedinë, në një trekëndësh dashurie, ndoshta më argëtuesin e të gjitha kohërave. Kandi u martua e dashuruar marrëzisht me Patrision, por në ditën e dasmës, zbuloi se ai e tradhtonte me të motrën. E zhgënjyer dhe e tradhtuar, ajo u largua në një qytet tjetër, pa e ditur se ishte shtatzënë. Atje, u njoh me kirurgun Santiago, i cili, edhe pse krejt i ndryshëm prej saj, e bëri për vete me zemrën e tij të madhe dhe përkujdesjen. Kandi u dashurua me të. Por, më e bukura vjen kur Patrisio zbulon se ku ndodhet ajo dhe djali i tyre dhe rend tek ata, i vendosur t’i ketë sërish pranë vetes. Zhaklinë Brakamontes, Haime Kamil dhe Valentino Lanus në një histori dashurie plot ngjyra dhe emocione.

Por, surpriza nuk mbaron me kaq, pasi fenomenin “Rebelet”, serialin aq të dashur për ju, tashmë do ta ndiqni jo me një, por me dy episode çdo ditë, nga e hëna në të premte, përkatësisht në orën 14:30 dhe 15:15.