Një komedi shqiptare për të gjithë familjen tuaj

Programe

E marrim me mend sesa e vështirë ka qenë këto kohë që të bini dakord me familjen për të parë një film a serial. Edhe kinematografia është çështje shijesh, kështu që nuk i vëmë faj babit që nguli këmbë për një film aksion, apo mamit që listoi 10 filma italianë që sipas saj duhen riparë. Megjithatë kemi një zgjidhje për zënkat tuaja dhe me gjasë ky serial do t’ju mbajë të gjithëve mbërthyer para ekranit.

“Familja Kuqézi” është një komedi e zhanrit Situation-Comedy, prodhuar dhe realizuar nga Tring, në bashkëpunim me profesionistë të fushës. Sitcom-i ndërtohet rreth realitetit social, familjar dhe kulturor shqiptar dhe përpiqet që përmes situatave të veçanta të argëtojë, por edhe trajtojë probleme të familjeve shqiptare në përgjithësi.

Personazhet janë karizmatikë në karakter, shkaktojnë humor në ndërveprimet e tyre dhe janë lehtësisht të kuptueshëm. Kuqezët janë shembulli i familjes model, jo në kuptimin që nuk bëjnë gabime dhe nuk kanë debate, por për faktin që mbi të gjitha rrethohen nga fryma pozitive.

Humori dhe batutat e Bertit (Gent Kame) dhe Belës (Adelina Muça) janë shumë të ngjashëm me ato të prindërve shqiptarë, ndaj pothuajse të gjithë do të gjeni veten. Dora (Ester Alushi) dhe Fatjoni (Erin Kujofsa) nga ana tjetër, fëmijët e tyre, janë të rinj simpatikë që përballen me situate tipike komike mes motrës dhe vëllait. Siç ndodh përherë, Dora dhe Fatjoni kanë ku të fshihen kur konfliktohen me prindërit, te xhaxhi Edi (Gent Hazizi), i cili gjithashtu është një personazh interesant.

Episodet  e reja transmetohen çdo të hënë, në orën 20:30 në kanalin Smile të platformës Tring. Seritë e mëparshme mund t’i ndiqni në kanalin e YouTube-it.

Komente në Youtube: