Bëhuni gati, merrni telekomandën dhe fikni dritat. Festa po fillon.
Në orën 19:00 do të “vizitojmë” Familjen Adams, e cila lë Nju Jorkun dhe transferohet në një rezidence në Nju Xhërsi. 13 vjet më vonë, fqinja e tyre që synon të krijojë lagjen e përkryer, i kërcënon ata se duhet të ndryshojnë sjellje nëse duan të vazhdojnë të qëndrojnë në lagje. Por Adamsat do t’i vërtetojnë qetësisht se ata mund të jenë pjesë e komunitetit pa ndryshuar asgjë nga vetja.
E pas tyre në orën 21:00 do të takojmë dy adoleshentë që e quajnë veten gjuetarë thesaresh, Sonin dhe Semin. Të cilët duke kërkuar brenda një shtëpie të braktisur, gjejnë një kukull të pazakontë ventrikulisti. Aventura e vërtetë fillon kur kukulla ngjallet dhe futet në jetën e tyre pikërisht një natë para Hallouinit.