Një dhuratë nga Tring për fundvitin! / Nga data 12 dhjetor, Turkish Stories, ekskluzivisht në Tring

Programe

Platforma Tring është gjithmonë pranë audiencës. Duke nisur nga pasditja e 12 dhjetorit ‘Turkish Stories’ do të shndërrohet në një vendtakim të përditshëm për të gjithë adhuruesit e serialeve dhe historive turke.  Si një bashkëpunim me disa prej kompanive turke më prestigjioze të prodhimit, Turkish Stories do të jetë një kanal televiziv i dedikuar, me pesë seriale të reja çdo pasdite. Me subjekte e tematika të ndjeshme, me protagonistë e me histori të vërteta, aty gjithkush do të gjejë një copëz jete!

I krijuar mbi një katalog të larmishëm, të përzgjedhur bazuar në kërkesat e shumta të shikuesve, ‘Dila’, ‘Engjëjt’, ‘Dashuri 101’, ‘Grua’ dhe ‘Xhanan’, janë disa nga titujt më të rëndësishëm ndër vite për sa u përket serialeve turke. Të suksesshëm, me protagonistë disa prej aktorëve më në zë turq si Erkan Petekkaya, Özge Özpirinçci, Hatice Şendil, Caner Cindoruk, Pinar Deniz, Kaan Urgancıoğlu, Alina Boz  e shumë të tjerë, këta janë vetëm pesë serialet e parë të programuar për të nisur një rrugëtim të gjatë e mbresëlënës që do të ketë në qendër të tij historitë, ato më të bukurat, ato më emocionueset. Një rrugëtim që do t’ju çojë mes vendesh e personazhesh, me të cilët do të miqësoheni e do t’i bëni pjesë të familjes. Ndërkohë që fundjava, do të sjellë të tjera emocione, ato të filmit artistik turk, një zhanër i cili me t’u lëvruar për herë të parë ka afruar pranë vetes shikues të shumtë.

Në Turkish Stories do të gjeni filmat e fundit të kinemasë turke, filmat më të dashur e më të ndjekur, filmat e vlerësuar me çmime, protagonistë aktorë të mrekullueshëm si Kivanç Tatlituh, Tollga Saritash, Engin Akyrek, Demet Ozdemir, Engin Dyzajtan e shumë të tjerë, të cilët çdo roli që interpretojnë i falin magji dhe emocione unike. E teksa Turkish Stories përgatitet të nisë rrugëtimin e tij televiziv në platformën Tring, ju mos e harroni datën 12 dhjetor!  Turkish Stories, një kanal, mijëra histori, ekskluzivisht në Tring.