“December to remember” do të jetë emisioni më i ri në Tring!
Tetë deri në dhjetë episode drejt mbrëmjes së ndërrimit të viteve, për të zbuluar bashkë magjinë e festave. Nga zbukurimi i pemës tek dekorimet e tjera në shtëpi, përgatitja e dhuratave dhe menuja e festave. Gjithçka duhet të bëjmë për t’i dhënë ngjyrat që i munguan 2020-tës në muajin e fundit të tij…
Të gjitha në një revistë televizive kushtuar festave dhe magjisë që ato sjellin. Në 25 minuta do të zbulojmë bashkë dy herë në javë gjithçka duhet të dimë përpara se të vendosim për dekorin e këtij viti, trendet e reja, sugjerimet e veçanta, ato të kushtueshme dhe më pak të kushtueshme.
Do të flasim për dekorime në kushtet e shtëpisë, për porositë nga interneti në kohën e re që po jetojmë, për rregullimin e tryezës, për porositë e ëmbëlsirave, për blerjen e dhuratave, për gatimet. Gjithçka duhet të dimë për festat, do ta gjejmë në “December to remember”, sepse dhjetori është muaji që nuk duhet lënë pa u shënjuar.
Nga data 3 Dhjetor, e ndiqni çdo të enjte dhe të diel ora 19:00 në Living HD!