James Bond është agjenti më legjendar që mund të ekzistojë në filmat fiction. Prej tij, njerëzit janë frymëzuar për të krijuar video lojra por edhe filma parodi. Për të gjithë fansat e tij, ne po sjellim disa fakte interesante rreth kësaj super sage aksioni:
1- James Bond është skocez për shkak të Sean Connery
James Bond është një ikone britanike, por prejardhja e tij është skoceze. Kjo gjë mund të shihet në filmin Skyfall ku Bond viziton shtëpinë e tij të vjetër në Skoci. Kjo gjë është bazuar edhe tek aktori Sean Connery, i cili e ka luajtur rolin e Bond, dhe që në të vërtetë është skocez.
2- Emri i tij erdhi nga një ornitolog
Emri i famshëm James Bond u frymëzua nga një ornitolog, person i cili merret me studimin e zogjve.
3- Atij i pëlqen shumë të pijë
Shumë fansa e dinë që Bond e pëlqen shumë ushqimin e mire dhe pijet alkoolike. Pija e tij e preferuar është martini Vesper.
4- Edhe pse britanik, ai nuk e pëlqen cajin
Edhe pse është britanik, James Bond nuk e pëlqen cajin, por preferon kafen më tepër. Kafja e tij e preferuar është Blue Mountain Jamaican.
5- Kur nuk është me mision, Bond nuk ha ushqime ekstravagante
Në filma e kemi parë që Bond e pëlqen shumë ushqimin e sofistikuar, por vetëm kur është me mision. Në ditët e tjera, ai preferon ushqimet e thjeshta britanike si sallata me patate.
6- Ai është martuar vetëm një herë dhe ka një djalë
Edhe pse Bond është shoqëruar me shumë femra, ai ka qenë i martuar një herë të vetme gjatë gjithë jetës së tij me Teresa di Vincenzo. Ai ka edhe një djalë me Kissy Suzuki.
7- Personazhi i Bond është luajtur nga 8 aktorë deri tani
Sean Connery, George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan, Daniel Craig, Barry Nelson dhe David Niven.