Në ditën e të dashuruarve, një histori dashurie dhe sakrifice vjen në Tring.

Programe

Në ditën e të dashuruarve, Tring sjell një histori dashurie dhe sakrifice të shumëkërkuar nga shikuesit.

Menekshe dhe Halili, me protagonist idhullin e aktorëve turq Kivanç Tatlitug dhe një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, seriali është sot sinonim i një suksesi të madh. Menekshe është një vajzë turke e rritur në Gjermani, kurse Halili një djalë i ri nga Bosnja. Menekshe është e gatshme të heqë dorë nga gjithçka për Halilin. Halili është i gatshëm të japë edhe jetën për të. Një histori dashurie e fuqishme, gjithpërfshirëse, prej së cilës nuk heq dorë as kur paragjykimet të ndajnë, as kur vdekja shfaqet kërcënuese. Një histori mallëngjyese për një dashuri të pamundur nga Berlini në Stamboll. Mes konfliktesh, ndasish, përplasjesh, ata të dy luftojnë dogma e mendësi për një dashuri prej së cilës tashmë nuk kanë më shpëtim, pasi kudo të arratisen, përfundojnë sërish në grackën e saj të ëmbël. Por edhe një histori dramatike që tregon sa të brishta shpesh shndërrohen edhe ndjenjat më sublime, ato mes njerëzve të një gjaku, kur përballen me zakone e paragjykime të rrënjosura thellë brenda njeriut.

Menekshe dhe Halili, nga 14 shkurti, në ekranin e Kanal D Drama.