Ndryshojnë oraret e serialeve në 3Plus – Ja se kur do të transmetohen

Programe

serialetoraor

Tring ju njofton se për shkak të programacionit, oraret e serialeve në 3Plus kanë ndryshuar. Të gjithë shikuesit e “Dashuri e tradhtuar” tashmë do të mund ta ndjekin atë në orën 19:00 ndërsa seriali “Shumë dashuri” transmetohet në orën 20:00.

Ndërkohë, oraret e serialeve të tjerë nuk kanë ndryshuar. Kështu, “Përgjithmonë jotja” do të mund ta ndiqni në orën 18:30, “Flakë pasioni” në orën 21:00 ndërsa “Dhoma 309” në 21:45

bukuroshja e pafat FB
Në ekranin e 3Plus, ka nisur gjithashtu “Bukuroshja pa fat” të cilën mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 17:00. Heroina e kësaj historie dashurie është Dolores Karrero, të cilën të gjithë e njohin si Lola. Lola përballet që fëmijë me botën e vërtetë. Në moshën 11-vjeçare babai i saj vdes dhe ajo detyrohet të largohet nga qyteza ku jeton për në kryeqytetin e madh. Pas një kalvari të gjatë, ajo shkon në shtëpinë e tetos së saj, Marta Karreros, e cila është një grua mizore dhe që përfiton nga fakti se ajo është e vogël dhe naïve.

Kur Lola mendon se nuk ka më shpresa për të, Akili, plaku që e ka përndjekur gjithmonë, vdes dhe i lë një pasuri të madhe. Ajo shndërrohet në një milionere të vërtetë sa hap e mbyll sytë. Jeta e saj ndryshon katërcipërisht dhe vajza fillon të njohë një botë krejt të panjohur për të, plot me emocione të reja. Lola vendos të kthehet në Hornero, por tani me një pushtet aq të madh që s’e imagjinonte kurrë. Ajo rikthehet për të luftuar për dashurinë e jetës së saj, por edhe për të ndëshkuar ata që dikur nuk e ndihmuan.

Sot vjen në Tring episodi i dytë i këtij seriali. Klikoni këtu për të parë se çfarë do të ndodhë.