Mikesha gjeniale: 10 fakte mbi kastin e aktorëve të serialit italian

Programe

Bazuar në romanet aq të suksesshme bestseller të Elena Ferrante, një histori e jashtëzakonshme jashtë çdo klisheje për miqësinë e dashurinë në të gjitha format e tyre. Kur shoqja e ngushtë, Lila, zhduket pa lënë gjurmë, Elena Greko vendos të shkruajë historinë e miqësisë së tyre, zanafilla e së cilës nis në shkollë në Napolin e viteve 50-të.

Mikesha gjeniale, do e ndiqi nga e hëna në të premte, ora 22:30, në 3Plus.

Po kush janë aktoret brilante që aktrojnë në seralin ”Mikesha Gjeniale”? Po ndajmë me ju 10 fakte interesante mbi kastin e aktorëve.

10. Margherita Mazzucco nuk ka pasur eksperienca të tjera aktrimi

Aktorja Margherita Mazzucco është prova e gjallë se talenti natyror ekziston.  Ajo nuk ka kryer as edhe një provë para së të bënte audicionin për rolin e Elenës adoleshente. Ashtu sikurse personazhi i saj, edhe në jetën reale Margherita studion për gjuhë në shkollë të mesme dhe pjesëmarrja e saj në audicione u realizua  vetëm sepse në të,  kishin marrë pjesë dhe të gjithë shokët dhe shoqet e saj të klasës. Jo vetëm kaq, por Margherita as që e kishte idenë e rolit që do të luante sepse nuk kishte lexuar kurrë librat e shkrimtares.  Ajo i ka thënë revistës Vogue:

“Nuk kam aktruar kurrë në jetën time, edhe sot ende pyes veten pse më zgjodhën mua”.

9. Të dyja aktoret që luajnë Elenën  bën audicionet për shkak të rastësisë

Të dyja Elenat janë pjesë e serialit për shkak të rastësisë. Margherita Mazzucco Elena e vjetër dhe Elisa del Genio, Elena e vogël, mungonin në shkollë ditën e audicioneve. Mbasi dëgjoi për audicionet. Margherita shkoi të shoqëronte të vëllain që po bënte audicion për rolin e Encoz dhe u pa nga regjisori i cili e ftoi të bënte një provë.

8. Gaia Girace ka dashur gjithmonë të bëhet aktore

Ndryshe nga Margherita, Gaia Girace ka dashur të bëhet aktore. Ndonëse ajo kishte marrë vetëm disa leksione aktrimi, gjatë audicionit ajo donte të performonte skenën e parë të serialit.

“ Unë u dashurova me personazhin tim që në skenën e parë që duhet të luaja, kështu që doja të merrja pjesë në audicione, me atë skenë,  me çdo kusht” i ka thënë ajo revistës The Guardian.

Sikurse personazhi që luan, Gaia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe nuk ka frikë ta kërkojë atë. Në takimin e patë me regjisorin italian Saverio Costanzo,  Gaia nuk tregoi aspak pasiguri dhe tha, “ Unë do jem aktore, pikë”.

7. Ludovica Nasti ka qenë e sëmurë me leuçemi

Lila e re luhet nga Ludovica Nasti e cila në shesh xhirime njihet si “bosi”. Me sytë e saj të mëdhenj, të ndritshëm dhe energjinë e pakufishme, është e vështirë të besosh që ky yll i vogël i ekranit ka luftuar me leuceminë limfoblastike, jo shumë kohë më parë. Në moshën 4 vjeçare Ludovica filloi chemioterapinë gjatë të cilës humbi gjithë flokët e saj. Mbasi flokët e saj u rritën, producentët i thanë  që do të duhej t’i priste përsëri ato nëse merrte pjesë në film dhe i kërkuan të që ta jepte përgjigjen privatisht në një copë letre. Ajo me shumë kurajë dhe trimëri,  pranoi.

6. I gjithë kasti i aktorëve ka mësuar një tjetër dialekt

Italia është një vend i pasur me regjione dhe dialekte dhe shpesh dhe vetë italianët kanë nevojë për titra kur flitet një tjetër dialekt. Për hir të autenticitetit shumica e dialogjeve janë në dialekt napolitan të viteve ’50,  të cilin një pjesë e italianëve nuk e njohin. Më pak fjalë i gjithë kasti i aktorëve jo vetëm që është dashur të mësojë skenarin, por ta mësojë atë në dialektin e duhur.

“Ne vimë nga Roma kështu që nuk kuptojmë pothuajse 70% të dialogut”, i ka thënë bashkë producenti Lorenzo Mieli, agjencisë së lajmeve Routers.

5. Elisa del Genio që luan Elenën e vogël është gjysmë norvegjeze

Besoj që e keni vënë re që Elena e vogël është më bjonde sesa Elena adoleshente dhe për këtë ka një arsye. Elisa del Genio që është vetëm 11 vjeç, është gjysmë norvegjeze dhe flet spanjisht, anglisht, italisht dhe natyrisht dhe gjuhën norvegjeze. Vëllai i saj i madh që ka bërë gjithashtu audicionin për rolin e Enzos, nuk mori dot pjesë në kast sepse dukej shumë nordik. Për fatin e mirë të Elisës, Elena e vogël, përshkruhet në libër si një fytyrë e pastër dhe flokët e saj bjondë dhe sytë ngjyrë blu e ndihmuan të merrte rolin.

4. Në jetën e vërtetë Gaia Girace është e turpshme

Është e vështirë të besosh që aktorja që luan rolin e Lilës së madhe, në jetën e vërtetë është një vajzë e turpshme. Ajo është përshkruar si një vajzë krenare dhe shumë intensive, gjithashtu si një vajzë tepër e rregullt për moshën e saj. Ndryshe nga aktorët e tjerë Gaia e mbajti sekret rolin e saj dhe nuk u rrëfye të miqtë. “Për mua ishte diçka personale” ka thënë ajo në një intervistë.

Një gazetar nga Vogue i cili intervistoi Gaian, u befasua kur gjeti sipas tij një “vajzë te qetë, madje dhe të turpshme” e cila ishte shumë ndryshe nga roli i saj në film. Pavarësisht nga ndryshimet në personalitet, Gaia thotë që ajo ka energjinë dhe vendosmërinë e Lilës.

3. Margherita Mazzucco ka ndryshuar pamjen e saj

Të gjithë në film janë detyruar të ndryshojnë pamjen e tyre, por Margherita Mazzucco-s iu kërkua të dukej me e thjeshtë se në jetën e vërtetë, gjë jo e lehtë për një vajzë 15 vjeçare. Në libra, trupi i Elenës  ndryshon me shpejtësi nga vajzë në grua, kështu që veshjet e saj ishin të mbushura për ta bërë të dukej më e rrumbullakosur dhe e lakuar. Në film Elenën e mundojnë aknet kështu që artistët e make up në set, vendosnin çdo ditë puçrra të rreme në fytyrën e Margheritës para xhirimeve.

2. Të gjitha vajzat janë nga qyteti i Napolit dhe rrethinave

Nëse nuk e keni kuptuar deri tani, lexoni që për regjisorët, në realizimin e serialit ka pasur rëndësi  vërtetësia, prandaj dhe procesi i zgjedhjes së kastit ka qenë i tillë. Audicionet kanë zgjatur 9 muaj dhe kanë përfshirë 9000 fëmijë, megjithatë ato  janë mbajtur vetëm në rajonin e Napolit në Itali. Megjithëse askush nga aktorët nuk  është dashur të trajnohej profesionalisht para fillimit të xhirimeve, të gjithë ata duhej të kishin theksin napolitan. Rezultati është që të gjithë aktorët jetojnë në Napoli ose rrethina.

1. Ludovica Nasti që luan rolin e Lilës së vogël është nga qyteza e njëjtë e aktores Sofia Loren

Ludovica Nasti që luan rolin e Lilës së vogël është nga Pozzuoli, fshati i origjinës së aktores së madhe italiane Sofia Loren. Sigurisht që ajo është shumë krenare për këtë gjë dhe në intervistën e dhënë në Vogue ajo thotë që të gjithë e thërrasin Sofia Loren e dytë. Sikurse personazhi i saj, ajo është një vajzë largpamëse dhe e patrembur, sidomos kur jep intervista me të rritur duke përshkruar skenat e saj të preferuara,” hedhjen e gurëve te djemtë dhe hedhjen nga dritarja”. Ashtu sikurse Sofia Loren edhe Ludovica e ka nisur karrierën e saj si modele.