Mbajeni shënim këtë datë! Hapet perdja e spektalit gjigant të modës; zbulohet juria dhe detajet speciale

Programe

Moda nuk ka qenë kurrë një garë siç është tani…Erdhi koha që të përfshihemi nga ethet dhe emocionet e një superkompeticioni që do të na prezantojnë me një yll të ri të fushës së modës. Bora Zemani dhe Ardi Asllani prezantojnë Albanian Designers Competiton, një spektakël gjigant në fushën e modës, premiera e të cilit, starton më 1 Nëntor. (Mbajeni shënim këtë datë!)
Ata janë 10 konkurrentë, të gjithë të fortë, kreativë, rebelë…por vetëm njëri do të sigurojë çelësin për të hapur një derë në industrinë magjike të modës. Dhe për të shkuar deri aty, do të kalojnë para një jurie të pamëshirshme. Bora Zemani, Jonida Maliqi, Joni Peçi të cilët do të jenë juria e përhershme dhe të ftuar specialë Ema Savahl, Niko Komani, Agnesa Vuthaj, Olti Curri, Luca G do të gjykojnë se kush do të jetë stilisti i ardhshëm i shtëpive të njohura të modës si “Prada” apo ‘’Chanel”. Një spektakël me emocione, lot, zhgënjime, triumfe…Sepse moda është e pamëshirshme: Një ditë mund të prekësh majat, ditën tjetër je jashtë saj!
Tre finalistët do të prezantojnë koleksionet e tyre e ky spektakël do t’i sigurojë fituesit mbështetje, promovim e gjithçka i nevojitet për të nisur rrugëtimin profesional.