Maze Runner: Zbuloni sekretet që fshihen mbrapa sagës!

Programe

Vetëm mendo sikur je fëmijë dhe një ditë zgjohesh në një ashensor të errët dhe nuk mban mend asgjë përveç faktit që quhesh Thomas. Kur dyert hapen, Thomas gjendet së bashku me një grup adoleshentësh të cilët gjithashtu nuk mbajnë mend asgjë përveç emrit të tyre. Të gjithë ndajnë diçka të përbashkët, faktin që janë të braktisur në një labirint të errët të kolonizuar nga të rinj nga ku është e pamundur të dalësh. Bazuar në romanin me të njejtin emër të James Dasher dhe me regji nga Wes Ball, saga Maze Runner mban në tension çdo shikues!

Doni të dini çfarë fshihet mbrapa skenës të “Maze Runner”? Zbuloni sekretet!

  1. Modeli i flokëve të Dylan O’Brien.

Në versionin libër, Thomasi përshkruhet si një djalosh 16 vjeçar, brun dhe i gjatë. Dylan O’Brien gjatë një interviste ka treguar se për pak sa nuk e ka humbur rolin e Thomas sepse regjisori Wes Ball mendonte se modeli i tij i flokëve ishte shumë “MTV”! Fatmirësisht, regjisori ndryshoi mendim pasi pa flokët e tij me xhel.

  1. Audicionet më të veçanta!

Blake Cooper, i cili interpreton Chuck, e ka fituar rolin e tij gjatë audicioneve në platformën sociale Twitter. Cooper i dërgoi disa “tweets” regjisorit pasi mësoi se libri do të bëhej edhe film. Siç është e dukshme edhe në postimet e tij, Cooper ka qenë fans i zjarrtë i novelave dhe gjithmonë ka theksuar dëshirën e tij për të mbajtur rolin e Chuck në film.

Edhe pse aktor relativisht i ri, regjisori i kërkoi atij të kontaktonte drejtorin e kastit dhe ti dërgonte videon për aplikim.

  1. Këshilla nga fëmijët e producentit

Për producentin Wyck Godfrey përzgjedhja e kastit ka qenë shumë e lehtë duke marrë parasysh faktin se djemtë e tij kanë qenë fansa të romanit me të njejtin titull. Përzgjedhjen e kastit producenti e ka lënë në dorën e fëmijëve të tij pasi ju ka treguar të gjitha videot e audicioneve.

Ai ka thënë: “Wyatt, djali im i madh kur e kam pyetur për Dylan O’Brien, që në fillim më ka thënë se ai është aktori perfekt për rolin. “

  1. Për kamping në “Glade”!

Duke qenë se një nga skenat e filmit është xhiruar në Louisiana i gjithë kasti ka kaluar një natë në çadra kampingu. Thomas Brodie-Sangste, i cili interpreton rolin e Newt ka treguar në një intervistë se qëllimi i kampingut ishte njohja e aktorëve më njëri – tjetrin.

Mund të duket pak e rrezikshme, por produksioni ishte siguruar paraprakisht që vendi të mos kishte gjarpërinj.

  1. Varreza indiane…

Disa nga skenat e filmave janë xhiruar në varrëza. Po, në varrëza të mirëfillta indjane. Të gjithë aktorët besonin se vendi ishte i mallkuar pasi ata kishin cënuar “qetësinë e varrit”. Gjithësesi të gjithë u paralajmëruan që të mos preknin asgjë nga sheshi i xhirimit, sepse kjo vërtet që mund të sillte fat të keq. Ylli Thomas Brodie-Sangster nuk e ndoqi këshillën e çmuar dhe mori një nga mbetjet antike të sitit arkeologjik. Ditën tjetër të pestë aktorët e kastit përfunduan në spital!

Tani që nuk mbeti më asnjë sekret nga prapaskenat, ju mbetet vetëm ti ndiqni tre filmat e sagës “Maze Runner”, Labirinti, Labirinti: Arratisja dhe Labirinti: Kura e vdekjes në Tring Collection nga data 4 deri në 6 Tetor. Mos i humbisni!