Si çdo fundvit, Media Albania organizon Çmimet “Magjia e Medias”, ku vlerësohen më të mirët e vitit në botën e televizionit. Ne ju prezantojmë me kategoritë ku Tring është nominuar. Nëse gjatë gjithë vitit, keni qenë në shoqërinë e ekranit të Tring, padyshim do të vlerësonit të gjitha produksionet dhe prodhimet e realizuara nga kjo platformë. Për më shumë, ju tregojmë më poshtë nominimet dhe ju ftojmë të votoni për të mirin – Tring!
Votoni Tring për “Magjinë e platformës” duke klikuar këtu!
3Plus, Jolly HD dhe Living HD janë kanalet e Tring e nominuar në kategorinë “Magjia e kanalit”. Cili është i preferuari juaj nga të tre? Votoni këtu!
Nuk mund të mungonte “Studio Uefa Champions League” në kategorinë “Magjia e Sportit”. Nën drejtimin e Andi Nuraj dhe Eva Muratit, ky program ju ka shoqëruar çdo mbremje para dhe pas ndeshjeve te Champions-it. Votoni për ta këtu!
Një nga produksionet më të mëdha të Tring në këtë vit ishte padyshim “Do you have an idea”, programi që bëri ëndrrat realitet. Voto “Do you have an idea” në kategorinë “Magjia e talentit” duke klikuar këtu!
Programi i vetëm për stilin e jetesës, “My Living” vazhdon suksesin e tij për në sezonin e tij të pestë. Për të votuar “My Living” në “Magjia e shtëpisë” klikoni këtu.
Programi juaj i humorit “Apartamenti 2XL” vjen në kategorinë “Magjia e humorit”. Votoni këtu.
Votoni për “Dashuri me Qira” ose “Dashuri e pafund”, dy nga serialet më të suksesshme të transmetuar në Tring, e tashmë edhe në Vizion Plus në kategorinë “Magjia e Turqisë” duke klikuar këtu!
Një tjetër serial i transmetuar në Tring “Mbretëresha e zemrave” është nominuar në kategorinë “Magjia e serialit.” Votoni për të këtu.