Lajmi më i shumëpritur për të gjithë sportdashësit shqiptarë vjen nga Tring. Uefa Champions League, kompeticioni më prestigjioz evropian i futbollit, do të transmetohet ekskluzivisht dhe vetëm në Tring për të paktën 3 sezonet e ardhshme, 2024-2027. Për të katërtën herë radhazi, gjiganti i Pay Tv në Shqipëri siguron të drejtat ekskluzive për transmetimin e plotë të paketës së ligës së kampionëve, Uefa SuperCup dhe Uefa Youth League, duke sjellë kështu për të gjithë sportdashësit “majën më të lartë” të futbollit evropian.
Të gjitha ndeshjet, të gjitha fazat, transmetime live, të disponueshme në në platformat tokësore, satelitore dhe OTT, në cilësi absolute transmetimi.
Kjo marrëveshje e re e arritur i çon në 12 vitet e transmetimit ekskluziv të Champions League në Tring, një trajektore që me sa duket do të vazhdojë të jetë e përbashkët, “një histori dashurie” e përjetshme, një eksperiencë plot emocion, që mban të mbërthyer para ekranit tifozë të panumërt, duke e shndërruar kështu platformën në shtëpinë e padiskutueshme të kampionëve.
Mbrëmjet magjike janë rikthyer në sezonin aktual, i cili ka mbërritur tashmë në një pikë “të zjarrtë” ku ethet e trofeut po bëhen dominuese. Skuadrat pretendente për t’u shpallur “Mbretër të Evropës” po kristalizohen. Me 1/8 nisin fazat vendimtare me eliminim direkt, që i çon skuadrat në një rrugëtim drithërues, sfidë pas sfide, deri në finalen e madhe të 1 qershorit, në “Ëembley Stadium” të Londrës.
Mbrëmjet e mesjavës do të vishen me ngjyrat e ekipeve të zemrës dhe ekrani i Tring Sport me shkëlqimin e yjeve.
Kampionët në platformën kampione!