“Lamtumirë Elizabet”, 3 dokumentarë ekskluziv në Tring History

Programe

E enjte 8 Shtator 2022, ora 18:30 e gjithë bota i ktheu sytë nga Mbretëria e Bashkuar. Buckingham Palace njoftoi se Madhëria e saj kishte ndërruar jetë. Elizabeta, një grua që nuk zgjodhi kurrë të parën jetën e saj. Elizabeta II ishte mbretëresha e cila qëndroi më  gjati në fron në historinë britanike. Ajo ishte një  grua që nuk zgjodhi kurrë të parën jetën e saj.

Mijëra njerëz kaluan pranë monumenteve të Londrës dhe rojeve ceremoniale  në një rresht të gjatë për të parë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II teksa qëndronte në sallën e nderuar Westminster të enjten. Radha e atyre që shpresonin të shihnin arkivolin e mbretëreshës përpara funeralit të saj shtetëror,  u shtri gati 5 milje përgjatë lumit Thames, me turma që dyndeshin drejt kryeqytetit për t’i thënë lamtumirë monarkut më jetëgjatë të vendit.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, e territoreve dhe pronave të tjera të saj, kreu i Commonwealth-it dhe mbrojtësja e besimit – ky është zyrtarisht titulli korrekt i saj – ishte mjaft e dashur në mbarë botën dhe shkëlqimi i kujtimit të  saj nuk do të mundet të venitet kurrë. Tani, djali i saj 73-vjeçar Princi Charles u bë automatikisht mbret dhe do të njihet si Mbreti Charles III.

Kur jeta duket e vështirë, guximtarët nuk shtrihen dhe nuk pranojnë humbjen; në vend të kësaj, ata janë gjithnjë e më të vendosur për të luftuar për një të ardhme më të mirë.

Tring History i dedikon një homazh lamtumire, Mbretëreshës së pakohë dhe në rrugëtimin e saj në ditën kur bota do të ndahet me të! Me 3 dokumentarë ekskluziv njëri pas tjetrit.

Lamtumirë Elizabet, të hënën, ora 18:00 në Tring History!