Aktori i njohur Can Yama do të vazhdojë të qëndrojë në ekranin e Tring. Këtë herë, ai vjen me serialin, i cili njohu sukses të padiskutueshëm në Turqi, “Një puthje në errësirë”. Krah tij interpreton aktorja e njohur Demet Ozdemir. Ende qarkullojnë fjalë se gjatë xhirimeve të këtij seriali, mes dy aktorëve lindi diçka, e cila mund të quhej më shumë se miqësi port ë dy i mohuan këto zëra.
“Një puthje në errësirë” rrëmbeu zemrat e publikut që në episodet e para dhe të shumta kanë qenë mesazhet që vinin në adresën tona nga adhuruesit e serialeve turke. Të gjithë kërkonin të shihnin në Tring “Një puthje në errësirë” dhe ne jua plotësuam këtë dëshirë!
Ju zbulojmë pak nga historia që fsheh ky serial.
“Një puthje në errësirë” ka protagonistë Sanemin dhe Xhanin. Ajo është një vajzë ëndërrimtare nga një lagje modeste e Stambollit, e cila gjendet përballë presionit të vazhdueshëm të familjes dhe fillon punë në një agjenci publicitare, ku prej kohësh punon edhe e motra, Lejla. Xhani është një fotograf me famë botërore, i cili sapo ka marrë në ngarkim agjencinë dhe duhet të bashkëpunojë ngushtë me të vëllain, Emrenë, për drejtimin e saj. Me ardhjen e Sanemit, jeta e dy vëllezërve do të ndryshojë përgjithmonë.
Së shpejti në Tring!