Zejnep dhe nëna e saj, Demeti, u shpërngulën në Stamboll, me shpresën për një jetë më të mirë, por edhe me ëndrrën se një ditë ajo do të gjente të atin. Në shkollën e re, pritja nuk ishte aspak miqësore, por Zejnep nuk u step. Sfidoi hapur Keremin, djaloshin “e paprekshëm” dhe tekanjoz, duke u shndërruar në fiksimin e tij. Një sportiste e talentuar, ajo gjeti mbështetjen e pakushtëzuar të Xhihanit, duke shkaktuar edhe xhelozinë e vajzës së tij.
A do ta gjejë Zejnepi babanë në Stamboll? A do të shndërrohet në dashuri fiksimi i Keremit ndaj saj? A do ta tregojë Demeti sekretin më të madh të jetës?
Me një kast të mrrekullueshëm aktorësh, Hande Doğandemir, Kerem Bürsin, Emre Kınay, Ebru Aykaç, İsmail Ege Şaşmaz etj, seriali “Kur lind dielli” vjen si PREMIERË absolute në Tring. E ndiqni nga e hëna në të premte ora 17:00 në Kanal D Drama!