Kombinimet më të shëndetshme për fëmijën tuaj i gjeni vetëm në emisionin më të ri në Living, “Shijet e para”!

Programe

Ushqyerja e shëndetshme është e nevojshme gjatë gjithë fazave të jetës, duke filluar nga fazat më të hershme të zhvillimit të fetusit gjatë shtatzanisë, në lindje, gjatë foshnjërisë, fëmijërisë, adoleshencës e në moshë të rritur.

Ushqyerja e duhur është e mirë dhe thelbësore për të qenë të shëndetshëm dhe aktivë, për rritjen, për zhvillimin fizik, mendor e shumë të tjera.

Faza më e rëndësishme e ushqyerjes është gjithmonë faza e fillimit, ushqyerja e shëndetshme për një bebe. Sigurisht, për shumë nëna është një sfidë më vete për të krijuar kombinime të shijshme por edhe të shëndetshme e të pasura me elemente të nevojshme për rritjen e fëmijës.

Të gjitha këto mund ti ndiqni në emisionin më të ri në Living HD, “Shijet e para”, nën moderimin e Brunilda Lahe. Një emision i dedikuar të gjitha nënave që duan ti ofrojnë bebeve të tyre kombinimet më të shëndetshme dhe më të shijshme të ushqimeve.

Na ndiqni çdo të martë ora 19:00 në Living HD, për të ndarë së bashku eksperiencat, kënaqësitë dhe sfidat e një ushqyerje të shëndetshme.