Jeni gjendur ndonjëherë përballë dilemës se si të visheni me një look urban, plot stil, dhe një buxhet të kufizuar?
Për ju zonjusha, që adhuroni markat më në zë dhe nuk dini çfarë të zgjidhni për një pamje të sofistikuar në një eveniment të rëndësishëm, dhjetori, bashkë me festat e fundvitit sjell emisionin më të ri, “Tirana Street Style”. Ai është një nga produksionet më të fundit të platformës “Tring”, startuar pikërisht në fillim të këtij muaji dhe që pas suksesit të korrur, do të vazhdojë çdo të premte në orën 18:00 në kanalin magjik “Living HD”.
Ideja dhe regjia e Jonid Jorgjit bashkoi një staf të mirëfilltë prej katër profesionistësh nga sektorë të ndryshëm të modës: Stela Plaka, editore mode; Brisejda Reka, stiliste aksesorësh; Jurgen Cëllima, make up artist; dhe Erind Sallahi, i cili do t’ju mësojë të keni një sjellje perfekte Bon Toni. Ky është ekipi krijues, sugjerimet e të cilëve do t’ju shoqërojnë me origjinalitet, për të mos gabuar me blerjet, look-un dhe sjelljen. Do të jenë të
shumta surprizat, si rrallëherë në televizionet shqiptare, që do t’ju mbajnë të sintonizuar në kanalin Tring çdo të premte. Personazhe publike, mjeke, shtëpiake apo të reja, të cilat në fund të çdo puntate do tëshfaqen tërësisht të transformuara. Në “Tirana Street Style” do të shihni kombinime të guximshme për një look urban dhe glamur, por edhe diskret e minimalist. Na ndiqni, të stolisim ditët e fundit të këtij viti me stil dhe ngjyra së bashku.
Revista Living