Ja cili është seriali turk që po mban të mbërthyer para ekranit shqiptarët gjatë gjithë fundjavës

Programe

perralla3plus

“Përralla e pafajësisë” është një nga serialet që po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga shikuesit shqiptarë. Këtë e vërtetojnë më së miri të dhënat e shikueshmërisë në fundjavë. Pas kanaleve kombëtare, zgjedhja e parë e shqiptarëve është 3Plus, një ndër kanalet më të ndjekur pjesë e platformës Tring. Kështu, kanali i serialeve renditet në 5 kanalet më të ndjekura në prime time dhe late night, të cilës i përket fasha orare 19:00 – 24:00.

Picture1

Seriali që po dominon në këtë kanal është historia e Merjem, një vajze të re po shumë të fortë. Aksidenti i një nate me shi do të ndryshojë jetën e tre njerëzve përgjithmonë… Merjem është gruaja që merr përsipër një krim që se ka bërë vetëm për burrin që dashuron. Oktai i cili i premtoi asaj martesë, gënjeu oficerët e policisë duke i thënë se ishte Merjemi që drejtonte makinën. I verbuar nga hakmarrja, Savazhi i cili humbi të dashurën e tij gjatë aksidentit beson se Merjemi është vrasësja.

maxresdefault 1

Ky serial është i mbushur me emocion, dramë dhe shumë dashuri. Mos e humbisni çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:00 në ekranin e 3Plus.