Ja çfarë ndodh në prapaskenat e “Kronikat e Narnias”!

Programe

Kur Walt Disney vendosi të sjellë “Kronikat e Narnias” në kinema, çdo fans që kishte lexuar të paktën një nga 11 librat magjikë ishte i surprizuar. Të tre filmat e sagës “Luani Shtriga Dhe Garderoba (2005)”, “Princi Kaspian (2008)” dhe “Rrugëtimi i Anijes Me Vela (2010)” janë surreale dhe e çojnë imagjinatën në nivelet më të larta. Por, të prodhosh filma të këtij niveli nuk është aspak e thjeshte. Kasti dhe i gjithë produksioni ka shumë për të treguar përsa i përket prapaskenave. Kush i ngriti kurth tjetrit, si e menaxhoi produksioni prodhimin e filmave? Ja çfarë ndodh prapa kamerave…

Regjizori kishte një sekret…

Andrew Adamson vendosi se do të ishte më mirë nëse detajet e garderobës, make up-it dhe kostumeve do të mbaheshin të fshehta edhe nga vetë kasti deri në momentin e fundit.

Ai mendonte se mbajtja sekret i këtyre detajeve jo vetëm do të ishte një masë e nevojshme për sigurinë e produksionit, por edhe do të surprizonte pafund kastin. Andrew dëshironte të kapte në objektiv fytyrat e të gjithëve në momentin që do të shihnin kolegët e tyre të veshur si krijesa magjike.

Sheqer apo silikon?

Në një skenë filmi ndodhin magji, por shpesh është po skena vendi ku ngrihen edhe kurthet më të lezetshme mes pjestarëve të kastit. Një nga kurthet e paharrueshme është ajo e William Moseley për kolegun e tij Skandar Keynes kur e bëri të besonte se “gota prej sheqeri” ishte e ngrënshme dhe shumë e shijshme.

Menjëherë pasi Keynes kafshoi një copë të madhe, kuptoi se gota ishte e bërë prej silikoni dhe nuk ishte aspak e shijshme, por e tmerrshme.

Kujdes çfarë po kërkon!

Në një nga skenat e filmave, Edmund Pevensie (Skandar Keynes) i kërkon Shtrigës së Bardhë (Tilda Swinton) ta bëjë më të gjatë. Dëshira e tij e madhe realizohet, por vjen edhe me diçka më shumë.

Gjatë xhirimeve, aktori u zgjat mbi 15 cm. Zëri i tij u trash, çfarë bëri të pamundur përdorimin për personazhin që interpretonte. Në vend të tij, produksioni zgjodhi vëllain e vogël për të regjistruar zërin e personazhit.

Regjizori e gjeti Prince Caspian shumë rastësisht.

Andrew Adamson, regjizori i “Kronikat e Narnias” e gjeti aktorin e duhur për rolin e Caspian për 2 javë.  Ҫdo gjë ndodhi shumë shpejt. Gail Stevens, drejtori i kastit i dërgoi regjizorit një video kasetë në të cilën Ben Barnes ishte duke aktruar. Regjizori vendosi ta takonte dhe të tjerat dihen.

 Aslan dhe të gjitha sfidat

Të gjithë e duan Aslanin, luanin e fuqishëm që i shpëtoi të gjithë. Krijimi i luanit ishte me të vërtetë një sfidë e madhe për produksionin duke qenë se ai u krijua plotësisht nga magjia dhe dora njerëzore.

Ishte një sfidë, sepse për të gjitha momentet ku shfaqej u bë një punë intensive që nga përgatitja deri në realizimin e skenës. Në fund, puna e madhe u shpërblye me Aslanin, personazhin e preferuar të shumë fansave të sagës.

Zotit Tumnus i duheshin orë të tëra për tu bërë gati

Një nga personazhet më të rëndësishëm të sagës është Zoti Tumnus (James McAvoy), me look-un e të cilit fansat u dashuruan që me shikim të parë. Qëndrimi, mënyra sesi ecte dhe të gjitha kostumet e tij kërkonin orë të panumurta çdo ditë për të sjellë në jetë personazhin që të gjithë pëlqejnë.

Duhet të ketë qenë shumë e lodhshme për McAvoy realizimi i këtij procesi çdo mëngjes, por ai e ka pranuar në shumë raste se ka qënë një kënaqësi e madhe.

Ben Barnes shkëlqeu që në skenën e parë

Princ Caspian paraqitet si një i ri që nuk ka frikë nga asgjë dhe duket se Ben Barnes ishte perfekt për këtë personazh.

Regjizori i kërkoi atij që në skenën e parë të shtrihej poshtë me këmbët e lidhura me litar dhe direkt dikush e tërhoqi nga këmbët. Skena u xhirua me sukses dhe Ben Barnes u bë menjëherë pjesë e filmit.

Për të mos humbur asnjë nga skenat emocionuese të sagës “Kronikat e Narnias”, ju ftojmë ti ndiqni të tre filmat nga data 21-24 shtator në Tring Collection. Mos i humbisni!