Ja çfarë “mësojnë” prindërit dhe fëmijët nga Tigri Daniel

Programe

Tigri Daniel është një nga premierat kryesore që platforma Tring transmeton në Tring Tring.

Një serial sa argëtues po aq edhe edukues për fëmijët e grupmoshës parashkollore dhe çdo episod përmban trajnime thelbësore për prindërit.

 Në qëndër vendoset Daniel, tigri i vogël 4 vjeҫar i cili përmes muzikës, imagjinatës dhe lojës mëson aftësitë kryesore sociale të nevojshme në jetën e tij në shkollë dhe pas saj.

Gjatë gjithë serialit, Danieli dhe miqtë e tij kanë shumë teka e kërkesa të cilat prindërit nuk ja plotësojnë. Më pas çdo segment përfundon me një këngë të plotë që zgjeron dhe përforcon idenë e përcjellë në atë frazë.

Kjo frazë quhet si “mësimi” i serialit.

Ashtu si kur Danieli nuk e merr atë që dëshiron, të rriturit rreth tij këndojnë: “Kur nuk e merrni atë që dëshironi, goditni tre herë, që të ndiheni më mirë”. Tingëllon si një mësim, apo jo?

Këto quhen “strategji”, sepse ato janë mekanizma emocionale dhe sociale që fëmijët mund të përdorin për të kapërcyer një situatë.

Tigri Daniel u mëson fëmijëve aftësitë që u nevojiten për t’u lidhur, integruar dhe përballuar me botën përreth tyre.

Ju ftojmë ta ndiqni çdo ditë në orën 19:45 në Tring Tring.