Forca e gruas në Tring Collection!

Programe

Me ty nis jeta, streha më e sigurt është gjithmonë prehri yt… Ti je gjithçka, sepse ti je GRUA!

Nga data 7 deri ne 13 mars, Tring Collection sjell një buqetë filmash për ty, për fuqinë e gruas. Ja cilat filma do të ndiqni…

7 MARS
Shkëmbimi – 21:00

Pasi djali i vetëm i Christine humbet, ajo kërkon ndihmën e policisë së Los Angeles për ta gjetur atë. Ata gjejnë një djalë që i përshtatet përshkrimit të djalit të saj pesë muaj më vonë, por ajo këmbëngul se ai nuk është djali i saj.

Talente të fshehura – 23:15

Historia e tre matematikaneve afrikane-amerikane, të cilat dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm në NASA gjatë viteve të para të programit hapësinor të SHBA-së.

8 MARS
Një çështje e drejtë – 21:00

Ruth Ginsburg, një grua e re, kalon nëpër një sërë vështirësish pasi burri i saj Martin diagnostikohet me kancer. Gjërat marrin një kthesë kur ajo refuzohet nga kompani të ndryshme për punësim.

Buzëqeshja e Mona Lizës – 23:00

Në një shkollë private vetëm për gra në vitet 1950, një mësuese jo-konformiste inkurajon nxënësete saj të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të vënë në dyshim rolet që gratë supozohet të luajnë në shoqëri.

9 MARS
Billy Holiday – Një çështje shtetërore – 21:00

Byroja Federale e Narkotikëve nis një operacion të fshehtë kundër këngëtares së xhazit Billie Holiday.

Xhoi Mangano- 23:15

Pavarësisht se po përballet me disa vështirësi, Xhoi Mangano, një nënë e divorcuar e dy fëmijëve, ngrihet kundër të gjitha paragjykimeve dhe krijon një perandori të suksesshme biznesi.

10 MARS

Sytë e Tammy Faye – 21:00

Një vështrim mbi ngritjen, rënien dhe shpengimin e jashtëzakonshëm të televangjelistes Tammy Faye Bakker.

E papritura e fundit  – 23:00

Dy shoqet të ngushta nisen në një aventurë, e cila shumë shpejt kthehet në një arratisje të tmerrshme nga policia, pasi këto dy vajza duan të fshihen për krimet që kanë kryer.

11 MARS

Respect – Aretah Franklin –  21:00

Biografia e Aretah Franklin – nga një fëmijë që këndonte në korin e kishës së babait të saj deri te superylli ndërkombëtar – është historia e jashtëzakonshme e vërtetë e rrugëtimit të ikonës së muzikës për të gjetur zërin e saj.


Djalli vishet me PRADA – 23:30

Andi, një e ri e diplomuar që aspiron të bëhet gazetare, vjen në Nju Jork dhe bëhet asistente e një prej redaktoreve më të mëdha të revistave të qytetit, të pamëshirshmes dhe cinikes Miranda Priestly.

12 MARS

Skandali Fox – 21:00

Një grup grash përballen me kreun e Fox News, Roger Ailes dhe atmosferën toksike që ai shkakton në kompani.

Elizabeta: Epoka e artë – 23:00

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë duhet të përballet me një sulm të afërt nga Spanja, një komplot vrasjeje dhe tradhtisë gjatë gjysmës së dytë të mbretërimit të saj.

13 MARS
Pa kompromis – 21:00

E moshuara Margaret Thatcher bëhet nostalgjike teksa zbraz garderobën e bashkëshortit të saj të ndjerë Denis. Ajo përpiqet të pajtohet me vdekjen e të shoqit, ndërkohë që kujton rrugëtimin e saj politik.

Gra të forta – 22:45

M’Lynn ka frikë se mund të humbasë vajzën e saj gjatë lindjes. Kështu, ajo u drejtohet shoqeve të saj për forcë, mbështetje dhe për të festuar mrekullinë e jetës.