Fillon sot në ekranin e Tring në Living HD emisioni më i ri “Përgjgju, Gatuaj, Fito”. Nën drejtimin e Brunilda Lahe, ky do të jetë quiz-show i vetëm mbi gatimim, që do t’ju argëtojë pa masë.
Në këtë konkurs gatimi, tre pjesëmarrësit e fillojnë garën me të njëjtën paketë përbërësish.
Secili prej tyre ka 3 artikuj bazë, të tilla si: mollë, miell, mish ose mish viçi i grirë, asparagus, vezë etj. Garuesit duhet të përgatisin një pjatë duke përdorur përbërësit që kanë në dispozicion , por në të njëjtën kohë ata duhet t’i përgjigjen një quiz-i lidhur me ushqimet. Sa herë që ata e dinë përgjigjen e duhur, duhet t’i bien ziles në mënyrë që të fitojnë një përbërës të ri. Në fund, një juri e përbërë nga 3 persona do të shijoje të tre pjatat dhe do të shpall fituesin e javës.
Në këtë puntatë të parë do të ndiqni si konkurentë Eltion Merja, Rovena Dilo dhe Edi Oga. Ndërsa juria përbehet nga Linda Fishta, Eraldo Rexho dhe Florian Agalliu. Ky program mundësohet nga Delimano, Neptun, Hako dhe Beko.
Mos harroni të na ndiqni çdo të martë në orën 20:30 në Living HD dhe çdo të mërkurë në orën 21:00 në Vizion Plus!