Ne ju themi Gëzuar Festat e Nëntorit me një programacion të pasur të zgjedhur për të gjithë shqiptarët! Më 28 dhe 29 nëntor, mos humbisni prodhimet më të mira shqiptare kushtuar kësaj feste kaq të rëndësishme për kombin shqiptar. Ndiqni Tring Shqip!
28 nëntor
21:00
Nëntori i dytë
Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit tonë. Personalitetet më të famshëm të kombit, të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali, pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavaresinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912.
22:30
Liri a vdekje
Komiteti i udhëhequr nga Çerciz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat tek njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj, ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullores, krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Vritet barbarisht mësues Hyseni, që u mëson fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe.
29 nëntor
I teti në bronz
19:00
Në përvjetorin e vdekjes së komisarit Ibrahim Kovaçi shtatë nga shokët e tij të luftës mësuesi Arifi, Alma, dr. Borova, Andoni, Rustemi dhe Xhemali shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes ku do ti dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimit dhe konfrontimet me Sali Protopapën.
21:00
Tingujt e luftës
Bardhi jetim shkon të punojë në qytet në familjen e pasur të Galip Shkëmbit, i cili ka një djalë Nardin. Në shtëpinë e tregëtarit të pasur vjen vazhdimisht Eqeremi që i jep Nardit mësime violine. Por, Eqeremi zbulon talentin e Bardhit. Me ndihmën e tij Bardhi mëson ti bjerë violinës dhe të bëjë aksionet e para kundër fashistëve.
23:30
Kronikë e një nate
Trupat SS mbledhin popullin e një qyteti bregdetar në një amfiteatër ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve zbulojnë disa nga guerilasit. Megjithatë ata që arritën të shpëtonin organizuan revoltën brenda amfiteatrit deri sa arritën të vrisnin komandantin nazist.