Ebru Şahin dhe Cedi Osman martohen në Maqedoninë e Veriut

Programe

Ebru Shahin, ylli i njërit prej serialeve më të dashura të transmetuara më herët në Tring, atij me titullin “Rejan”, duket se këto ditë, po i falin shumë lumturi dhe dashuri nga lidhja më shumë se dy vjeçare me të dashurin e saj Çedi Osman. Ata tani janë zyrtarisht një çift i martuar dhe e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, për të cilën flitej vazhdimisht që prej verës së kaluar, kohë kur dashuria e tyre u komentua gjatë për propozimin e mahnitshëm që basketbollisti i bëri aktores në vendin e balonave, Kapadokian e mrekullueshme.  Ebru dhe Çed, një nga çiftet që e kishin shumë të qartë kohën kur do të martoheshin dhe e bën lehtësisht publik lajmin e zhvilluan ceremoninë martesore në Ohër të Maqedonisë së Veriut, vendlindjen e basketbollistit. Aty morën pjesë miqtë e afërt dhe familjarët e të dyve. Në një varkë në liqenin e njohur, çifti ra në sy për elegancën, ndërsa të dy ishin veshur me të bardha. Aktorja dukej e mrekullueshme me dy gërsheta, kapelen e saj dhe fustanin e shkurtër. Më pas fotot e me çastet e lumtura qarkulluan në llogaritë e tyre në Instagram dhe me shpëjtësi u pasuan nga urimet e ndjekësve të tyre, për jetë të lumtur e dashuri të pafundme.