Në këtë sezon të ri priten edhe disa ndryshime në ekranin e Vizion Plus. Ju ka marë malli të rishihni në ekranin Fabin e “Produkt 28”? Mos u mërzisni! Nga katër shtatori, Fabi do të jetë në krye të Next, këtë herë jo vetëm si autor por edhe moderator. “Rikthehem sërish në studio, pas eksperiencës një vjeçare si autor. Këtë vit, emisioni zbret në terren. Kemi menduar të shtojmë rubrika personale në situata të çuditshme” – shprehet Fabian Basha, për vizionplus.al.
Në orën 15.30, nga e hëna në të premten, ai do të jetë në krah të dy vajzave simpatike Inger Skura dhe Xhulia Dedndreaj.
Normalisht që vajzat i keni parë! Inger Skura, fitoi vendin e dytë në Miss Universe Albania në vitin 2017. Ndërsa Xhulia Dedndreaj, ishte pjesë e 10 më të mirë në Miss Shqipëria 2014. Por ndryshime ka edhe në skenografinë e emisionit Next. Ndryshe nga vitet e tjera, skenografia ka elemente të theksuar të teknologjisë, duke përfshirë për herë të parë hologramin. Epo s’mund të ishte ndryshe. Nëse ke thënë Fabi, zëre se ke përmendur teknologjinë!