E gjeni dot cili nga personazhet fantastikë të “ZËRI I ARSYES” ju ngjan më shumë ju bazuar në shenjën tuaj të horoskopit?
Dashi – Morty Seinfeld
Shenjat e zjarrit janë shumë pasionante dhe kanë mendime të ngulitura mirë në mendjen e tyre. Kjo tingëllon fiks si Morty Seinfeld (Barney Martin), babai i Jerry. Të gjithë që i përkasin shenjës së dashit do e gjejnë veten në këtë personazh. Morty është një dash sepse asnjëherë nuk është i kënaqur, madje mërzitet shumë shpejt. Ai nuk e duron dot faktin që pacientët duhet të presin rradhën për të hyrë në dhomën e doktorit. Mërzitet për gjëra kaq të vogla!
Demi – Jerry Seinfeld
Jerry Seinfeld është me të vërtetë një djalë shumë kokëfortë që urren kur gjërat nuk shkojnë sipas planeve të tij. Kjo është tipike e një demi. Jerry pëlqen të bëjë çdo gjë vetë, inatoset kur udhëtimet e tij anullohen ose shtyhen dhe nuk i pranon dot ndryshimet në apartamentin e tij. Ai kurrë nuk bën kompromise, por gjithsesi është tolerant.
Binjakët – Helen Seinfeld
Duke qenë se ankthi është shenjë tipike e një binjaku, mund ta themi me siguri të plotë që mamaja e Jerry, Helen Seinfeld (Liz Sheridan) i përket kësaj shenje. Helen është një zonjë shumë e dashur dhe mama shumë e mirë, por qetësia nuk është për të! Gjithmonë është në merak dhe e shqetësuar. Sa herë që viziton djalin e saj ose edhe flet me të në telefon nuk duket e kënaqur. Binjakët mund të jenë shumë sociale me të panjohurit, por janë gjithmonë në ankth!
Gaforrja – Frank Costanza
Shenja e gaforres mund ta kalojë situatën menjëherë në nota negativiteti. Një gaforreje nuk i pëlqen të kalojë kohë me të panjohur. Frank Costanza (Jerry Stiller) është fiks kështu! Frank nuk është aspak social dhe lëndohet shumë shpejt. Ai preferon të shpenzojë kohë vetëm në shtëpi dhe dëshiron që gjithmonë të dalë ajo që ai do. Në të kundërt, lëndohet!
Luani – Cosmo Kramer
Nëse edhe ju jeni një luan, atëhere personazhi juaj është Kramer. Luanët janë udhëheqës, nuk kanë turp dhe gjithmonë duan që të tjerët ti shohin dhe ti komplimetojnë. Duan të jenë qendra e vëmendjes! Me idetë e tij të shumta për biznes dhe kënaqësinë që merr kur një grua flirton me të, Kramar është një luan tipik. Ai mund të duket shumë kokëfortë për faktin se do ta jetojë jetën në mënyrën e tij.
Virgjëresha – Elaine Benes
Virgjëresha shpesh nuk ka një reputacion të mirë, sepse inatoset vetëm nëse nuk e gjen shtëpinë e pastër, do të jetojë me rregulla strikte dhe mërzitet për gjërat më të vogla. Edhe Elaine duket qartë që është një virgjëreshë. Ajo nuk e pëlqen më apartamentin në të cilin jeton dhe do të zhvendoset. Gjithashtu ajo nuk e pranon dot faktin që i dashuri ka bërë një gabim drejtshkrimor në një mesazh që i ka dërguar në telefon!
Peshorja – Estelle Costanza
Estelle (Estelle Harris), mamaja e George duhet të jetë patjetër një peshore! Ajo ka një personalitet me ngjyra dhe është shumë kreative. Është shumë pasionate edhe pse kur flet duket sikur bërtet. Estelle ndihet keq për veten e saj dhe nuk i fal njerëzit që e kanë lënduar, por asnjëherë nuk preferon të debatojë ose zihet me dikë, karakteristikë kjo tipike e një peshoreje.
Akrepi – Newman
Newman, personazhi që interpretohet nga aktori Wayne Knight ngjan shumë me një akrep. Kjo shenjë zjarri merr flakë direkt, e dukshme kjo tek Newman i cili nuk e ruan dot qetësinë përballë “armikut” të tij Jerry. Akrepi nuk shkon mirë me njerëzit që mbajnë sekrete ose gënjejnë. Edhe Newman mërzitet kur mendon se dikush po i mban një të fshehtë. Në këto raste ai preferon të kalojë kohë vetëm me një humor shumë të keq.
Shigjetari – J. Peterman
Personazhi që interpreton aktori John O’Hurley në serial, J. Peterman është shefi i Elaine. Ai është tepër i çuditshëm. Shenja e shigjetarit pëlqen gjithmonë udhëtimet dhe kjo është tipike e Peterman, i cili ka shumë plane për të udhëtuar në të gjithë botën. Shigjetarit ndonjëherë i pëlqen ta ekzagjerojë. Shpesh kur atij ose Elaine-s i vjen ndonjë ide ai emocionohet së tepërmi dhe bën çmos për ta bërë realitet.
Bricjapi - Leo
Xhaxha Leo (Len Lesser) është shumë familjar dhe pret shumë nga Jerry. Bricjapët janë tradicionalë, ashtu sikurse edhe Leo është. Ndonjëherë pa dashur mund ti lëndojnë të tjerët sepse duan të duken si më të zgjuarit përreth!
Ujori – Kenny Bania
Kenny Bania (Stephen Hytner) nuk është personi i preferuar i Jerry… Aspak! Por ai është një personazhi fantastik i serialit komik “Zëri i arsyes”. Duket qartë që është një ujor sidomos për faktin se kjo shenjë e urren kur dikush nuk e mban fjalën. Kenny është i famshëm sidomos në sezonin e gjashtë të serial në skenën kur Jerry i ka borxh një vakt dhe mendon se me një supë mund të rregullohet. Kenny thotë: “Supa nuk është vakt. Duhet të më blesh diçka tjetër”. Kenny nuk e duron dot faktin që Jerry nuk e mban fjalën e dhënë!
Peshqit – George Costanza
George është shumë argëtues, por edhe shumë emocional. Të gjithë peshqit mund të shohin personalitetin e tyre të reflektuar tek ky personazh. George është libër i hapur. Ai flet për gjithçka me mikun e tij Jerry. Atij nuk i pëlqen kur të tjerët e nënvlerësojnë ose e kapin në gabim, por kënaqet kur flet me njerëz të rinj.
Personazhet epike të serialit komik “Zëri i arsyes” me miliona ndjekës në të gjithë botën i shihni çdo ditë të performojnë në ekranet tuaja nga e hëna në të premte ora 21:00. Të qeshura pa fund vetëm në Smile!