Cili do të jetë seriali më i ri në ekranin e Tring?

Programe

serialef

Tring është tashmë shtëpia e filmave dhe serialeve më të ndjekur. Pas “Dhoma 309” dhe “Flakë pasioni” në ekran do të vijnë dy prodhime të tjera turke po kaq të pëlqyera.

maxresdefault

“Perla e zezë” sjell në ekranin e Tring dy aktorë që gëzojnë simpatinë e gjithë publikut shqiptar. Tolgahan Saysman është prezantuar me rolin e tij në “Mos u dorëzo” ndërsa Hande Ercel me rolin e Hayat në “Jetë”. Dy aktorët do të vijnë së bashku një produksion të mrekullueshëm, prodhim i vitit 2017. Ishin betuar se do të qëndronin përgjithmonë bashkë derisa vdekja t’i ndante… Hazalli dhe Kenani, dy të rinj që jetojnë pranë një qyteze të vogël buzë detit Egje janë të dashuruar marrëzisht, por gjithçka do të shkatërrohet pas ardhjes së Vurallit. Kenani është një jetim që e fiton bukën e gojës me anë të peshkimit, edhe pse ka mbaruar shkollën e lartë. Hazalli punon në një nga resortet më luksoze të Çesmes. Teksa Vuralli mbërrin aty, bie në dashuri me shikim të parë me Hazallin. Pasi ka vrarë gruan e tij të parë nga frika se mos e braktisë, dashuritë e tij tanimë janë shndërruar në fiksime obsesive. Një dashuri e dëlirë kundër një dashurie shkatërrimtare. Hazalli do të pranojë të martohet me Vurallin për të mbrojtur njerëzit që do. Perla e zezë është simboli i dashurisë së Kenanit dhe Hazallit, por dashuria e tyre do të shoqërohet nga lotët…

doluna 840x473

“Dolunay” sjell në ekran Ozge Gurel të cilën e kemi njohur tek “Stina e qershive” dhe aktorin e suksesshëm turk Can Yaman. Ky i fundit interpreton në rolin e Ferit, një biznesmeni të njohur. Ndërsa Nazli (Ozge Gurel) studion gastronomi dhe duhet patjetër të gjëjë një punë për të mbuluar shpenzimet e saj. Dy botë krejt të ndryshme do të takohen për të zbuluar dashurinë e vërtetë!