Në televizion çdo ditë e më shumë, po shfaqen programe nga më të ndryshmet të cilat pëlqehen dhe ndiqen nga fëmijët. Këto programe kanë personazhe dhe situata të shumta nga të cilat fëmijët tuaj mund të mësojnë pafund. Shumë prindër janë tepër selektivë se çfarë dëshirojnë që fëmijët e tyre të shohin në televizor, pasi çdo gjë ka ndikim në rritjen e tyre.
Nuk janë vetëm programe që fëmijët tuaj të kalojnë kohën e tyre të lirë duke u argëtuar me diçka, por kryesorja është që ato të edukohen nëpërmjet tyre. Personazhet bëhen pjesë e rëndësishme, pasi ato fillojnë të imitojnë çdo veprim, mënyrën si flasin, si shprehen dhe se si sillen me të tjerët.
Ndër programet më të preferuara të fëmijëve, do të veçojmë Derrkucen Pepa, Masha dhe Ariu, Ben 10, Motra ime e dashur, Unë Gatuaj, Play e shumë të tjera. Secili prej këtyre serialeve e programeve ka mesazhe të ndryshme në çdo episod dhe puntatë.
“Derrkucja Pepa” na tregon që ti mund t’i bësh të gjitha, përmes personazhit të Zonjës Lepur. Ajo është një zjarrfikëse, punon në një dyqan, në një akuarium dhe në muze. Kur Derrkucja Pepa shkon në Hënë, ajo është duke punuar në një dyqan suveniresh. Ky personazh është një model i mirë për fëmijët dhe të rriturit gjithashtu, duke u thënë që ato kanë mundësinë për t’i bërë të gjitha gjërat, mjafton të kenë dëshirën.
Miqësia mes “Mashës dhe Ariut” na tregon se si duhet të jetë një shoqëri e vërtetë. Nëpërmjet lojërave që ata zhvillojnë mes tyre Ariu i tregon Mashës se cilat janë sjelljet e duhura dhe ato të gabuara për moshën e saj.
“Ben 10” është një tjetër serial shumë i ndjekur dhe i pëlqyer nga mosha të ndryshme. Përmes episodeve të mbushura me aventura, fëmijët mësojnë të mirat e miqësisë dhe se gjërat më të vështira zgjidhen gjithmonë me ndihmën e tyre.
Le të mos harrojmë edhe anën kreative e argëtuese e cila është kryesore për fëmijët. Një emision për të mos u humbur është “PLAY” në të cilin dy shkolla përballen me njera tjetrën në sfida informuese e argëtuese për tu zgjedhur një fitues!
Edukimi në moshë sa më të vogël është shumë i rëndësishem, pasi fëmijët krijojnë bazat e sjelljes. Në Tring ju mund të zgjidhni shumë emisione të bukura dhe për grupmosha të ndryshme në tre kanale të dedikuara fëmijëve: Tring Tring , Tip TV dhe Kids!