Inskenohet historia e vërtetë e ministrit Ramon Serrano Sunjer me markezën e Jansolit; Ngjashmëria me versionin e vjetër do t’ju lërë pa fjalë

Programe

Jolly HD solli dje, premierë  “Çfarë fshehin sytë e saj”, një serial i  bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares Nieves Herrero, i cili  sjell të inskenuar historinë e vërtetë dhe të bujshme të ministrit Ramon Serrano Sunjer me markezën e Jansolit në Spanjën e viteve 1940. Një histori dashurie që shkaktoi një skandal të madh në rangjet më të larta të shoqërisë së asokohe dhe që tronditi opinionin publik, ndërkohë që në Evropë ende nuk ishin përcaktuar mirë ekuilibrat e pasluftës.

 

Ngjashmëria e jashtëzakonshme midis origjinalit dhe inskenimit, e ka bërë këtë serial edhe më të suksesshëm! Po juve a ju krijojnë aktorët e rinj të njejtën ndjesi me Ramon dhe markezën e Jansolit në 1940?