“Apartamenti i Pafajësisë” seriali i vitit, për të cilin do të flisni të gjithë!

Programe

I cilësuar si një fenomen, një sukses absolut që shkaktoi një jehonë të jashtëzakonshme që në ditën e parë të transmetimit, “Apartamenti i Pafajësisë” është shumë më tepër se një serial. Një produksion prestigjioz, me rekorde të paprecedent në audiencë, episod pas episodi, duke kryesuar renditjet përgjatë një sezoni të tërë e që nuk njeh konkurrentë edhe sot. I shitur për t’u transmetuar në dhjetëra vende të botës, fitues i çmimeve kombëtare e ndërkombëtare.

Bazuar në histori të vërteta, të mbledhura mjeshtërisht në bestseller-in “Madalyonun Içi/Inside the Medallion” të psikiatres dhe shkrimtares me famë botërore Gulseren Budaıcıoglu. Histori jashtë çdo kornize, që përsiaten mes shfaqjesh të ndryshme çrregullimesh mendore, të portretizuara në mënyrën më autentike. Han, në pamje të parë një sipërmarrës karizmatik dhe i suksesshëm, brenda vetes gjendet në konflikt të thellë me kujtimet e dhimbshme dhe dramat familjare të së shkuarës.

Pasi kthehet nga Shtetet e Bashkuara, ai ia kushton jetën të atit dhe motrave, Safije, Gylben dhe Neriman, të cilat vuajnë nga çrregullime psikike, si pasoje e traumave të fëmijërisë, të cilat nuk e kanë kursyer as vetë atë. Në këto kushte, Han jeton i izoluar nga bota dhe anashkalon çdo lloj aktiviteti social, deri ditën kur sheh Inxhinë dhe bie menjëherë në dashuri me të. Për herë të parë në jetë, ai gjen lumturinë brenda vetes.

Por a ka forcë dashuria ta shndërrojë një labirint mendjesh të trazuara në një strehëz gëzimi? Me një kast brilant aktorësh si Birkan Sokullu, Farah Zejnep Abdullah, Ezgi Mola, Merve Dizdar e plotë të tjerë, por mbi të gjitha me interpretime rrënqethëse që do të lënë gjurmë të thella në kujtesën tuaj artistike…

…po vjen seriali i vitit, seriali për të cilin do të flisni të gjithë.

Apartamenti i Pafajësisë, nga data 9 nëntor, në Jolly HD dhe 3Plus.

Mbajeni mend këtë datë!