Aktiviteti më i madh i fëmijëve organizohet më datë 4 qershor, por ja cilat janë detajet që do të gjeni në të

Programe

Nga shumëkush, qershori njihet si muaji i fëmijëve dhe kjo sepse nis pikërisht me festën e tyre më datë 1. Aktivitete nga më të ndryshmet organizohen për këtë festë dhe qëllimi është vetëm një: që fëmijët të argëtohen dhe të lumturohen. Përparësia për çdo të rritur është buzëqeshja e fëmijëve dhe pikërisht duke u nisur nga kjo moto, Tring do të organizojë aktivitetin më të madh kushtuar vogëlushëve më datë 4 qershor.

Tanimë ky aktivitet është shndërruar në një traditë, pasi është viti i dytë radhazi që organizohet nga Tring. Ideja që ambientet e zyrave qendrore të Tring të kthehen për një ditë në një park të madh argëtues për fëmijët, lindi që në vitin 2019 nga organizatorët dhe ishte i pari në llojin e vet. Pjesëmarrja e lartë dhe suksesi që pati i befasoi të gjithë, madje edhe vetë organizatorët. Ndikimi ishte tejet pozitiv, sidomos për komunitetin përreth zyrave të Tring, pasi u dhuroi një përvojë të re dhe sigurisht që i afroi më shumë me përjetimet magjike që Tring ofron çdo ditë me anë të kanaleve dhe produkteve. Të entuziazmuar nga ky rezultat, organizatorët vendosën që ky aktivitet të përsëritet çdo qershor. Gjatë dy viteve të fundit, aktiviteti nuk u organizua për shkak të protokollit të masave për të parandaluar përhapjen e Covid 19. Por, tanimë kufizimet janë hequr dhe ky aktivitet kaq i dashur rikthehet më datë 4 qershor.

Xhiro me makina Go Kart, me karusel, me tren dhe shëtitje me kuaj poni. As lojërat me hedhje nuk do të mungojnë, apo “Paint Ball, kinema me filmat më të dashur për fëmijë nga programacioni i larmishëm i Tring. Do të gjeni këndin e gatimit, këndin e sportit, këndin e përrallave, maskotat e preferuara, pikturat e bukura në fytyrat e të vegjëlve, shfaqjet e cirkut, por edhe shumë e shumë aktivitete. Për të parë aktivitetet Tring Promo – Merri prindërit për dore dhe eja në Tring! – YouTube. Të gjitha këto aktivitete do të mund të shfrytëzohen dhe shijohen nga fëmijët pa asnjë lloj detyrimi. Slogani I këtij aktiviteti është “Merri prindërit për dore dhe eja në Tring”. Tring do të çelë dyert për të gjithë më datë 4 qershor në orën 10:00.

Tring kujdeset gjithmonë të jetë novator në gjithçka që organizon, sikundër edhe produktet që ofron falë larmisë së kanaleve për të gjithë familjen dhe prodhimeve 100% shqiptare.

Tring është pjesë e Grupit Edil Al, një ndër më të mëdhenjtë në vend.