9 fakte interesante që ndoshta nuk i dinit nga saga “SHREK”!

Programe
  1. “Shrek” është bazuar në një libër për fëmijë i vitit 1990.

Disa dekada para se filmat e animuar të shfaqeshin në teatër, autori Ëillian Steig shkroi librin për fëmijë, “Shrek”!

Libri ka personazhe dhe ngjarje të ngjashme me filmat, por jo aq shumë aventurë!

  1. Disa nga producentët dhe skenaristët kanë pasur eksperienca të mëparshme në filma të animuar.

4 skenaristët kryesorë që kanë punuar për Shrek janë Ted Elliott, Terry Rossio, Joe Stillman dhe Roger S.H. Schulman.

Para “Shrek,” Elliott dhe Rossio kanë punuar bashkë për filmin e animuar të Disney “Aladdin” në vitin 1992. Stillman dhe Schulman kanë punuar për filmat e MTV “Beavis and Butthead” dhe “ALF Tales”, përkatësisht.

  1. Shrek mund të kishte një theks tjetër!

Direkt pasi mori rolin e Shrek, Myers mendoi ti jepte një theks kanadez para se të vendoste se më i përshtatshëm do të ishte theksi që e karakterizon, ai skocez.

  1. Nicolas Cage ka thënë se e ka refuzuar rolin e Shrekut.

Nicolas Cage është një nga aktorët më të njohur të kinemasë në botë, i cili ka pranuar të interpretojë shumë role gjatë karrierës së tij, por një nga ata që ka refuzuar është ai i Shrek.

Gjatë një interviste ai ka shpjeguar arsyen pse nuk e ka pranuar rolin duke thënë, “Nuk kam frikë të dukem i shëmtuar në një film, por nuk e di se si do më shohin fëmijët në këtë rol. Kjo është ajo që më intereson.”  Cage ka thënë gjithashtu se nuk është penduar që ka refuzuar rolin.

  1. Cameron Diaz nuk ka qenë zëri origjinal i Princeshës Fiona.

Shrek nuk është i vetmi personazh që ka kaluar në shumë duar. Zëri i Princeshës Fiona si fillim është realizuar nga aktorja Janeane Garofalo. Por fatkeqësisht ajo është pushuar nga puna, sipas saj sespe ndonjëherë zeri i saj merr tone mashkullore.

  1. “Shrek” ka fituar çmimin e parë të Academy Award për cilësinë e animacioneve.

Filmat e animuar historikisht nuk kanë fituar shumë çmime Oscar deri në vitin 2002 kur u krijua “Çmimi i animacionit më të mirë”.

“Shrek” është filmi i parë që ka fituar këtë çmim, duke triumfuar përballë filmave “Jimmy Neutron: Boy Genius” dhe “Monsters, Inc.”

  1. Emri Shrek vjen nga fjala hebraike “e tmerrshme”.

Nëse mendoni se Shrek është një emër i nxjerrë nga hiçi për një përbindësh jeshil, e keni gabim. Në gjuhën hebraike “shreklekh” do të thotë e shpifur/e tmerrshme/e frikshme.

Gjithashtu fjala “schrecklich” në gjuhën gjermane ka kuptimin e shpifur.

  1. Saga Shrek ka ende një komunitet të gjerë fansash online.

Edhe pse është një prodhim që daton para epokës së rrjeteve sociale,”Shrek” ka marrë jetë sërish vitet e fundit në internet.

Në shumë media sociale fansat vazhdojnë të ndajnë me njëri – tjetrin teori dhe momente komike nga të gjitha filmat e sagës.

  1. “Shrek 2” është një nga filmat më të shitur në botë.

Sipas IMDPro’s Box Office Mojo, kur “Shrek 2” u shfaq në kinema në vitin 2004 u bë menjëherë filmi më i shitur duke hedhur poshtë Harry Potter dhe Spider Man 2.

Sot, “Shrek 2” është një nga 5 filmat e animuar më të shitur në botë së bashku me “Incredibles 2”, “The Lion King”, “Finding Dory”, dhe “Frozen II”.

 

Një nga sagat më të ndjekura në të gjithë botën, “SHREK” vjen në Tring Collection me të gjitha filmat nga data 25 deri në 29 nëntor. Mos e humbisni!