8 fakte interesante mbi sagën ALIEN

Programe

Rilindje, Metamorfozë, Evolucion… Për Herë të parë me cilësi të frikshme, makthet tuaja kthehen në realitet. Bëhuni gati për një weekend që t’ju lërë pa frymë, me sagën që pushtoi botën rrëmbimthi… Por që e tmerroi gjithashtu!

Alien mund të jetë ndër filmat e parë që tregon mbi situatën e frikshme në hapësirë, atje ku askush nuk mund të na dëgjojë!  Për të xhiruar filma të këtij lloji nuk është e lehtë, duhen gjithmonë aktorë shumë të përgatitur, teknologjia dhe mjetet e fundit, shumë profesionalizëm dhe seriozitet.

Ja disa fakte interesante që mund të mos i dinit nga saga ALIEN.

  1. Në fillim u quajt “Bisha e Yjeve”

Kur Dan O’Bannon duhet të vendoste për emrin që do të kishte prodhimi i tij i ri ai mendoi një emër shumë të ҫuditshëm, “Bisha e Yjeve”. Më vonë nuk e pëlqente, por hasi vështirësime gjetjen e diҫkaje më të kapshme. Deri sa në mendje i erdhi “Alien”. Sipas tij emri Alien do të ishte më i kapshëm dhe më i thjeshtë për tu mbajtur mend.

  1. Aienët janë dizenjuar nga një piktor surrealist zvicerian

Të gjithë alienët e filmave, janë dizenjuar nga piktori surrealist H.R. Giger. Ishte O’Bannon ai që e zgjodhi për të konceptuar krijesat e tij. Ai e ka takuar Giger në Paris për herë të parë duke punuar për filmin Dune. O’Bannon shtangu nga imazhet dhe sidomos edhe nga sjellja e tij. Që në takimin e parë Giger i ofroi atij opium dhe kur u pyet për arsyen pse, tha se kishte frikë nga krijesat e tij.

  1. Dogana hollandeze ka ndaluar piktorin Giger me arsye imazhet tepër shqetësuese.

Policët e doganës hollandeze kanë ndaluar Giger sepse ata mendonin se pikturat e tij ishin fotografi tepër shqetësuese. Giger u inatos nga ky veprim dhe u përgjigj “E ku mund ti kem fotografuar unë këto krijesa? Në ferr ndoshta!”

  1. Emri i anijes vjen nga romani i JOSEPH CONRAD.

I gjithë horrori zhvillohet në një anije kozmike të quajtur Nostromo. Emri është vendosur nga romani i Joseph Conrad, i cili tregon për një eksplorues Italian që shkon në Afrikën Jugore për të gjetur një minierë argjendi.

  1. Thuajse të gjithë aktorët e kastit kanë humbur ndjenjat në xhirime.

Veshjet e hapësirës zakonisht tentojnë të krijojnë shumë vapë. Shto vapën e verës dhe dirtat e xhirimeve dhe situata bëhet e papërballueshme. Veronica Cartwright, e cila interpreton Lambert, tregoi që të gjithë aktorët humbisnin ndjenjat në mënyrë të përsëritur saqë u desh të merrnin nje infermiere që të qëndronte e gatshme me bomulat e oksigjenit.

  1. Një student nga Nigeria mbi 2 metwr i gjatë luajti rolin e Alienit

Bolaji Badejo veshi kostumin e famshëm të alienti. Badejo ishte në një pub në Londër ku kishte shkuar me studime, kur i propozuan rolin e Alienit. Producentët ishin munduar vërtet shumë për të gjetur dikë të përshtatshëm për këtë rol, por Badejo i përmbushi menjëherë kërkesat e tyre.

  1. Aktorët mbetën me të vërtetë të shokuar nga skena e shpërthimit të kraharorit.

Për skenën ikonike të shpërthimit të kraharorit të John Hurt, producentët dëshironin performancë maksimale nga kasti. Keshtu që ata vendosën ti mbanin sekret detajet mbi skenën. Kasti e dinte që një krijesë do të shpërthente, kishin parë kukullat, por ishin pak dyshues për faktin se ju kishin dhënë mushama shiu. Reagimi i tyre pas shpërthimit ishte vërtet mbresëlënës. Yaphet Kotto (Parker) ishte mbyllur në një dhomë dirket pas shpërthimit dhe refuzonte të fliste me të tjerët.

  1. Shpërthimi i kraharorit ishte një skenë e inspiruar nga problemet shëndetësore të O’BANNON’S.

Askush nuk ka përjetuar një shpërthim të vërtetë kraharori, por skenaristi e kuptonte më mirë nga të gjithë këtë situatë. O’Bannon vuante nga sëmundja Crohn, ҫfarë e frymëzoi për skenën.