5 fakte që nuk i dini mbi realizimin e filmit kushtuar gangsterit të New Yorkut ‘Xhon Goti – Kumbari i fundit’

Programe

gotixhonss.jpg

Xhon Goti – Kumbari i fundit” është një film biografik bazuar në historinë e gangsterit të New Yorkut. I cilësuar si një nga bosët më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm të krimit në vend, Xhon jetoi një jetë mes shantazhit, drogës, prostitucionit, rrëmbimit e veprimtarive të tjera kriminale.

a6022176-b9c6-44df-96ed-36122a694ae8.jpg

“Xhon Goti – Kumbari i fundit” është një realizim i vitit 2018, me një kastë të përzgjedhur aktorësh si John Travolta, Kelly Preston dhe Pruitt Taylor Vince. Bazuar në romanin e shtëpisë botuese “Living” “Rregullat e Gotit”, ky film vjen në ekranin e Tring Super HD, këtë të enjte në prën 21:00.

gotti_main1b.jpg

Më poshtë ju sjellim disa fakte interesante që me siguri nuk i dinit për këtë produksion të suksesshëm.

  • John Travolta u përzgjodh për të interpretuar këtë rol sepse familja e Gotit kërkoi pikërisht atë.
  • Shumica e makinave të përdorura në këtë film janë makinat personale të Travoltës.
  • John Travolta përdori shumë nga aksesorët e vet Gotit gjatë xhirimeve të filmit, kryesisht kravatat e tij.
  • Victoria Goti dhe John Goti i Riu qëndruan për një kohë të gjatë në sheshxhirim dhe ndihmuan me të dhëna për të portretizuar sa më mirë familjen e Gotit.
  • U deshën rreth 8 vite për të finalizuar këtë film, për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme në skenar dhe në kastin e aktorëve.

gotti_-_screengrab_-_h_2017.jpg