Nga 26 Marsi nis në ekranin e 3Plus “Taksistja” me aktorët e sukssesshëm si: Ana Belena, Dayana Velver dhe Marcus Ornellas.
Viktoria Martinez është një grua që punon si taksiste dhe përkushtohet me mish e me shpirt për të mbajtur familjen, sidomos të bijën e sëmurë. Të gjithë presin me padurim që ajo të martohet me Huanin, një beqar të pashëm dhe të lakmuar. Deri kur jeta, krejt papritur, i nxjerr para syve Alvaro Lizarragën, një milioner zemërthyer prej tradhtisë së të shoqes. Të dy ata do të përballen me kundërshtimin e familjarëve e miqve, si dhe me pengesa të shumta, për hir të një dashurie të madhe, në dukje të pamundur.
Marcus Ornellas ka lindur më 19 Maj 1982 në Rio de Janeiro, Brazil. Është kryesisht i njohur si aktor serialesh. Disa nga serialet më të njohura ku ai ka interpretuar përmendim “Amor sin reserva”, “A que no me dejas”, “Por siempre Joan Sebastian”, etj.
Që prej 2015, ai është i martuar me aktoren tjetër meksikane Ariadne Diaz, me të cilën ka dhe një djalë të quajtur Diego.
Në serialin “Taksistja”, Marcus ka rolin protagonist dhe aktron si “Alvaro””.
Përsa i përket këtij personazhi ai ka thënë se: “Alvaro është një nga ato personazhe që do Ii mbajë në zemër. Atij i pëlqejnë ndryshimet dhe është mirë që njerëzit të fillojnë të kuptojnë se jo vetëm ngaqë je i bukur nuk mund të luash role intense. Unë e kam shijuar shumë dhe shpresoj që kjo gjë të perceptohet dhe nga publiku”.
Ana Belena Fernández ka lindur më 10 janar, 1988 in Meksikë. Ajo ka studiuar aktrim në CEFAT TV Azteca dhe e filloi karrierën e saj artistike në 2007. Ana ka marrë pjesë në seriale të ndryshme ku mund të përmendim serialin “Tengo todo” (2008), Huérfanas (2011) dhe Los Rey (2012). Në 2002 mori pjesë në konkurisin “Elite Model Look México” dhe nisi karrierën e saj në serialin Bellezas Indomables në 2007.
Në serialin “Taksistja”, ajo interpreton si Viki. E pyetur për ndjesinë që i krijonte ky rol, ajo u shpreh se ndihet shumë mirënjohëse për rolin që ju besua dhe shumë e lumtur që historitë e dashurisë mund të tregonhen në mënyra të ndryshme.
Viktoria, personazhi kryesor, është një grua e pavarur, mama beqare e cila ndjek një sërë peripecish për të cuar familjen përpara.
Dayana Velver është një aktore dhe këngëtare e talentuar meksikane. Në moshën 16-vjeçare, ajo filloi rrugën për t’u bërë profesionistë, hap pas hapi, duke marrë mësime të aktrimit, vallëzimit dhe të kënduarit, krahas studimeve të saj të shkollës së mesme. Vite më vonë, ajo mori një diplomë bachelor në “Ciencias de la Comunicación” dhe fshehurazi nga prindërit e saj, pa u treguar atyre, ajo vazhdonte audicionet për të hyrë në rrugën e aktrimit në Argos, Casa Azul.
Sot, Dayana është një aktore e njohur dhe njihet për disa nga rolet e saj në “Esferas En El Cielo”, “Antes Que Amanezca”, “Los verduleros 4” etj. Në serialin “Taksistja” vjen në rolin e Santës.