12 sekrete që fshihen pas sagës “The Hunger Games”

Programe

Mendon se di gjithҫka mbi sagën The Hunger Games? Mund ta quash veten një “Panemaniak”? Mund ti kesh lexuar disa herë librat e Suzanne Collins dhe ti kesh parë herë pas here filmat e The Hunger Games, por ka disa fakte të cilat nuk i ke degjuar më parë…

Ja 12 të fshehta nga The Hunger Games që të gjithë fansat duhet ti dinë…

  1. The Hunger Games është frymëzuar nga reality shows dhe lufta në Irak

Në vitin 2008, Collins ka thënë për një gazetë se ideja për “The Hunger Games” — një histori mbi femijët që luftojnë për vdekje — i erdhi një natë kur po shikonte televizor.

“Po kërkoja diҫka për të parë, në një kanal pash një grup të rrinjsh duke konkuruar me njëri-tjetrin, kurse në kanalin tjetër një grup me të rrinj në luftë. Isha shumë e lodhur atë natë dhe rrjeshat mes 2 emisioneve mu bashkuan. Kështu lindi historia e Katniss” ka thënë autorja.

  1. Elizabeth Banks kishte nevojë për ndihmë për të shkuar në tualet për shkak të thonjve të gjatë të Effie

Transformimi i Elizabeth Banks në personazhin e Effie Trinket nuk ishte diҫka e thjeshtë. Mesa duket, pjesa më e vështirë e rolit të saj ishin thonjtë. “Problemi më i madh për mua ishte fakti se nuk mund të shkoja në tualet vetëm. Më duhej gjithmonë të isha e shoqëruar” ka thënë aktroja.

  1. Transmetimi i The Hunger Games u ndalua në Vietnam

Ideja e fëmijëve duke luftuar për mbijetesë është shumë e frikshme apo jo? Rue një fëmijë 12 vjeҫar vdes gjatë luftës para syve të të gjithë publikut.  Në Vietnam filmat The Hunger Games nuk u lejuan të transmetohen për shkak të subjektit tepër sensitiv.

  1. Gjatë xhirimeve janë përdorur qindra paruke

Prapa skene gjithmonë bëhet puna më e madhe. Ka një arsye pse qytetarët e Capitol-it duken gjithmonë shumë modernë dhe të kuruar. Ata kanë pasur në dispozicion plot 35 grimierë dhe 450 paruke vetëm për filmin e parë.

  1. Kostumi i preferuar i Jennifer Lawrence ishte …

Jennifer Lawrence ka veshur plot kostume të veҫantë për rolin e saj si Katniss Everdeen. Por i preferuari i saj ishte vetëm një, fustani që veshi gjatë Paradës të Tributëve në filmin Catching Fire.

  1. Rolin e Peeta Mellark për pak sa nuk e mori dikush tjetër

Imagjinoni sikur Josh Hutcherson të mos ishte Peeta Mellark. Në fakt ky rol i është propozuar edhe shumë aktorëve të tjerë përfshirë Aaron Taylor-Johnson, Alex Pettyfer, Evan Peters dhe Alexander Ludwig. Por Josh pati fatin të mbante rolin ikonik.

  1. Pagesa marramëndëse e Jennifer Lawrence për të gjitha filmat

Jennifer Lawrence u pagua rreth $26 milion për të gjitha filmat e sagës Thë Hunger Games. Sipas saj ajo ka marrë $1 milion për The Hunger Games, $10 milion për The Hunger Games: Catching Fire dhe $15 milion për Mockingjay –pjesa një dhe dy.

  1. “Panem” vjen nga një shprehje romake

Suzanne Collins ka thënë se betejat e gladiatorëve në historinë romake e kanë frymëzuar për krijimin e The Hunger Games. Madje edhe shumë terma të përdorura në sagën The Hunger Games vijnë nga  shprehje romake duke përfshirë Panem, e cila vjen nga shprehja “panem et circenses,” e cila ka kuptimin “bukë dhe shesh beteje.”

  1. Jennifer Lawrence është trajnuar shumë për rolin e Katniss

Roli i Jennifer Lawrence në sagën The Hunger Games nuk ishte aspak i thjeshtë. Përkundrazi, Lawrence ka ndjekur kurse për gjuajtje me shigjetë, climbing, betejë me armë, joga dhe vrap për të qënë gati për rolin e saj.

  1. The Hunger Games ka një lidhje me Lady Gaga, Beyoncé dhe Avril Lavigne

E si mund të lidhet saga The Hunger Games me këngëtaret e njohura Lady Gaga, Beyoncé dhe Avril Lavigne? Regjizori i Catching Fire dhe të dy filmave Mockingjay, Francis Lawrence ka drejtuar edhe performancat e Lady Gaga në këngën Bad Romance, Beyoncé në Run the World (Girls) dhe Avril Lavigne’s për Sk8er Boi.

  1. Jennifer Lawrence humbi dëgjimin gjatë xhirimeve

Në romanin ku është bazuar saga The Hunger Games, nga veshi i Katniss derdhet gjak, duke shkaktuar humbje dëgjimi nga veshi i majtë. E njejta gjë ndodhi edhe në realitet në filmin Catching Fire. “Humba degjimin për muaj të tërë. Përveҫ faktit se kisha shume infeksione veshi në atë kohë, një objekt nga skena e “cornucopia” më shpoi daullen e veshit dhe papritur nuk degjoja më” ka thënë aktorja.

  1. Jennifer Lawrence duhet të bënte një tomografi gjatë xhirimeve

Gjatë ditëvë të fundit të përgatitjes për filmin e parë, Jennifer Lawrence nuk ka qenë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Aktores u duhej të bënte 10 herë një ushtrim të vështirë nga i cili dëmtoi zonën e stomakut. Trajneri i saj mendoi se gjendja ishte shumë e keqe dhe për këtë arsye ajo ju nënshtrua një ekzaminimi radiologjik urgjent.

 

Mos i humbisni aventurat e Katniss, Peeta dhe të tjerëve në “The Hunger Games”. Këtë javë keni mundësinë të ndiqni filmat e nominuar për ҫmimet Golden Globe në Tring Collection nga data 8 deri ne 12 shtator.