Është perudha më e bukur e vitit! Të gjithë e dimë se përveç dhuratave, momenteve me njerëzit më të afërt, qumështit të ngrohtë dhe biskotave të sapo pjekura me aromë kanelle, asnjë pasdite nuk mund të kalohet pa një film të bukur Krishtlindjesh! Romantik, komik, klasik apo edhe dramë ose fantazi këto janë filmat që asnjë nga pjestarët e familjes nuk duhet të humbasë gjatë kësaj periudhe!
KLUBI I MAMAVE REBELE 2 – 8 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Ndërkohë që nënat e tyre zbarkojnë në mënyrë të papritur, tre nënat tona rebelohen kundër sfidave dhe pritshmërive që kanë nënat e tyre për Krishtlindjen.
PUSHIME NË ALPE – 11 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Avokati simpatik nga Roma, Xhovani Koveli vjen në Kortina bashkë me familjen e tij plot me femra, mes tyre, edhe gruaja e tij Patricia. Familja në fjalë sapo ka blerë një “shalet”. Avokati do të organizojë një festë të madhe në shtëpinë e tij për Vitin e Ri, por shërbëtorët filipinas sëmuren dhe telashet s’kanë të mbaruar.
SAJUAR PËR FESTA – 12 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Kjo komedi ka në qëndër dy fqinjë në një qytet të vogël të Masaçusetsit, që i shpallin luftë njëri-tjetrit kur njëri vendos ta zbukurojë shtëpinë e tij me aq shumë drita krishtlindjesh sa të duket nga hapësira. Lagja kthehet përmbys teksa familjet përpiqen të zbulojnë kuptimin e vërtetë të krishtlindjeve.
NJË PUTHJE E PAHARRUESHME – 14 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Uendi Uollton është dizajnuesja më e mirë në Boston, vetëm se askush nuk e di akoma. Me shpresën për të bërë karrierë, ajo lë punën në teatër dhe nis një punë të re si asistentja e Prishila Hollit, dizajnueses më të mirë në qytet. Një natë, Uendi ngec në ashensor me një të panjohur tejet tërheqës, me të cilin ajo shkëmben një puthje…
ELFI MAGJIK- 19 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Babagjyshi ka lënë pas një nga elfët e tij për të ndihmuar familjen Harper të kalojë një Krishtlindje të gëzuar. Por janë fëmijët e familjes që e ndihmojnë elfin të zbulojë fuqitë e tij të veçanta dhe identitetin e tij si superhero.
DARKA E KRISHTLINDJES – 24 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Një vigjilje magjike Krishtlindjeje, e mbushur me emocione nga prania e pazakontë e dëborës që mbulon qytetin bregdetar të Polinjanos, e cila i ka bërë pothuajse të gjithë banorët të ndjehen paksa më të ngazëllyer se zakonisht.
VALLËZIMI I KRISHTLINDJES – 25 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Kleri viziton tezen e saj Brixhetin në Angli për të kaluar Krishtlindjen. Studioja e kërcimit në Amerikë sapo e ka hequr nga puna, por ajo nuk ndihet ende gati të heqë dorë nga baleti. Në Angli do të zbulojë përvoja të reja dhe do të vihet përballë një zgjedhjeje të vështirë. Të ndjekë karrierën apo dashurinë?
KALENDARI I KRISHTLINDJES – 27 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Një fotografe trashëgon një kalendar të lashtë dhe magjik nga gjyshi i saj që duket se parashikon të ardhmen. Çdo ditë të dhjetorit, kalendari tregon një send që çuditërisht lidhet me ngjarjet që ndodhin në realitet gjatë ditës në fjalë dhe do ta ndihmojë atë të gjejë dashurinë gjatë sezonit të festave
KRISHTLINDJE NE PROVINCE – 30 Dhjetor ora 21:00, Tring Festa
Një shkrimtare romanesh dashurie kthehet në fshatin e fëmijërisë që të frymëzohet për të shkruar librin e saj të fundit. Aty zbulon se ky fshat është në rrezik dhe duhen fonde për ta shpëtuar. Ajo bëhet bashkë me një farkëtar vendas për organizimin e një mbrëmjeje gala Krishtlindjesh që të mbledhë fondet. Kjo do ta ndihmojë të gjejë edhe dashurinë.
LLOTARIA E KRISHTLINDJES – 31 Dhjetor ora 23:00, Tring Festa
Motrat Davenport janë ndarë me kalimin e viteve, por kur babai i tyre fiton lotarinë, gjithçka që ai dëshiron është t’i ketë vajzat e tij në shtëpi për Krishtlindje. Ata i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për të ndihmuar në gjetjen e biletës së nënës së tyre dhe duke e bërë këtë ata mësojnë të bashkohen.
NJË MISION PËR KRISHTLINDJE – 2 Janar ora 23:00, Tring Festa
Xheniferi do të martohet shumë shpejt me Dejvidin, një djalë i pasur, me të cilin është shumë e dashuruar, por teksa dasma e saj në vigjiljen e Krishtlindjes afron, atë do ta vizitojë engjëlli i saj mbrojtës. Ai do t’i tregojë se si do të shkonte jeta e saj, nëse do t’ia kishte shprehur dashurinë shoqes së ngushtë të fëmijërisë.
DASMË PËR KRISHTLINDJE – 5 Janar ora 21:00, Tring Festa
Kelsi po organizon dasmën e kushërirës së saj. Ndërkohë që çdo gjë duket se po shkonte vaj, në jetën e saj hyn dikush që do të përmbysë rrjedhën e ngjarjeve në vazhdim.