10 fakte interesante rreth “Të vërtetat e pathëna”

Programe

1- Seriali është i bazuar në librin bestseller të Jean Hanff Korelitz, “You should have known”.
2- Nicole Kidman ka kënduar këngën e serialit, “Dream a little dream of me”, edhe pse fillimisht ajo nuk ishte dakort për këtë gjë.

nicole kidman the undoing
3- Stilistja Signe Sejlund krijoi vetë 3 veshje për personazhin e Grace, të cilat fansat nuk mund ti gjejnë nëpër dyqane.
“Grace vishet me ngjyra vjeshte, e cila tregon tipin e saj misterioz dhe të vështirë për tu kuptuar.

nicole kidman coat the undoing
4- Është hera e dytë që aktori Donald Sutherland ka luajtur rolin e babait të Nicole
Kidman. Hera e parë ishte në filmin “Cold mountain”.

donald sutherland nicole kidman
5- “Të vërtetat e pathëna” është xhiruar në të njëjtin vend në New York si dhe seriali “Gossip Girl”.

gossip girl the undoing
6- Përpara se të merrte pjesë në serial, Noma Dumezweni ka patur sukses duke luajtur disa role të rëndësishme në Broadway.

noma the undoing cursed child
7- Shtëpia e plazhit të familjes Fraser, mund të merret me qera në Airbnb, për vetëm 1000$ në muaj.

the undoing beach house
8- Matilda De Angelis nuk mund të gjente se cili ishte vrasësi në serial, gjatë kohës që lexonte skriptin e tij.

the undoing
9- Shumë personazhe të famshëm janë bërë fansa të serialit: Kim Kardashian, Kendall Jenner, Kourtney Kardashian, Hailey Bieber etj.
10- Seriali pati një audiencë shumë të madhe e cila rritej cdo javë. Finalja pati rreth 3 milion shikues, duke e bërë episodin më të shikuar në HBO që nga finalja e “Big Little Lies” në 2019.

big little lies nicole kidman celeste