Ditët me shi që kanë shoqëruar territorin e vendit ditët e fundit do t’u lënë vendin reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.Kështu, sipas Meteoalb, kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në të gjithë vendin gjatë kësaj të shtune. Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin. Më të dukshme paraqiten në ekstremin verior dhe përgjatë kufirit lindor, por pa rrezikuar reshje. Era do fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga -6 gradë Celsius në zonat malore deri në 12 gradë bregdeti.Ndërsa gjatë ditës së diel, mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat verilindore – juglindore. Gjatë natës, vranësirat shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar dhe reshje shiu e dëbore. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore -6 deri në 110 celcius.