Ajo që parashikuan meteorologët ndodhi; fundjava nisi me një ulje të ndjeshme të temperaturave shoqëruar edhe me reshje dëbore.Raportohet se veriu i vendit është mbuluar nga bora (veçanërisht Dibra) ashtu si edhe juglindja e vendit (Korça).Po kështu, këtë mëngjes, edhe Tirana është përfshirë nga flokë dëbore, ndërkohë që Dajti ka patur reshje masive.
Nga ana tjetër, reshjet nuk kanë munguar as në qytetin bregdetar të Durrësit. Pritet që temperaturat të arrijnë në bregdet 0 / 9 °C, në vendet e ulëta -1 / 7 °C e ndërsa në vendet malore -8 / 2 °C. Ulja do të vijojë deri ditën e hënë, ku më pas temperaturat do të pësojnë rritje, veçanërisht në mesditë (deri në 14 gradë).