Në fillim të javës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut të pakta në zonën Perëndimore dhe qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim(SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/10°C
Zonat e ulëta 12/21°C
Zonat bregdetare 11/23°C
