Moti për nesër, e mërkurë 24 korrik 2019

Moti

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në detin Egje e cila do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

Dita e mërkurë datë 24 Korrik moti do të mbetet i paqëndrueshëm me kthjellime përgjatë vijës bregdetare , dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonat e ulëta dhe zoant malore të shoqëruara me rreshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.