Veriu dhe pjesërisht zonat qendrore janë paraqitur kryesisht të kthjellëta por Jugu vijon me vranësira të herë pas hershme dhe shira të dobët në zona të izoluara. Pasditja largon vranësirat edhe nga zonat Jugore duke bërë që vendi të kalojë në kushtet e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit por rritje të lehtë ka sjell mesdita, më e ndjeshme në Veriperëndim- Qendër të territorit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.