E mërkurë 7 Gusht moti do të jetë me alternime kthjellimesh të shoqëruara me rreshje shiu në formën rrebesheve dhe stuhive të izolura. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 -12m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.
