Pjesa e parë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët ndërsa pasdite vranësirat shfaqen fillimisht në zonat lindore, duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremet verilindje – juglindje, por rrebeshe të izoluara në ekstremin verior. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat bëhen dominante në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C në mëngjes por kryesisht në mesditë ku maksimumi në zona specifike ngjitet në 37°C. Era do fryjë mesatare por e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.