Moti për nesër, 9 dhjetor 2019

Moti

Ballkani po ndikohet nga aktiviteti i qëndrës me presion të ulët atmosferik e cila po kushtëzon mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Fillimi i javës  do të ketë mot me alternime kthjelliemsh dhe vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu dhe rreshje bore në zonat malore në lartësitë 800-100 metra mbi nivelin e detit. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Veri(N) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 1/8°C
Zonat e ulëta 5/15°C
Zonat bregdetare 7/17°C