Edhe nesër moti do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, pra me vranësira mesatare deri të dendura në zonën Perëndimore dhe kthjellime në zonën lindore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie graduale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 7/18°C
Zonat e ulëta 9/25°C
Zonat bregdetare 11/25°C