Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore me origjinë Kontinentale të cilat po ifluencojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë.
Nesër moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura në Perëndim. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 9/20°C
Zonat e ulëta 11/28°C
Zonat bregdetare 14/27°C